Ky fenomen është vërejtur kryesisht në vendet e industrializuara të hemisferës veriore, shpjegon Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambientin (ENUP) në një raport të publikuar të enjten.
OKB ka shfaqur të enjten shqetësimin e saj të madh përballë vdekshmërisë së madhe të bletëve, të cilat në shumë rajone të botës po vdesin si pasojë e efekteve të ndotjes së ambientit, e sidomos nga pesticidet.
Ky fenomen është vërejtur kryesisht në vendet e industrializuara të hemisferës veriore, shpjegon Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambientin (ENUP) në një raport të publikuar të enjten.
Në mesin e nja dhjetë faktorëve shpjegues të përfshirë në dokument janë përdorimi i pesticideve, ndotja e ajrit, zvogëlimi i numrit të bimëve me lule dhe i numrit të bletarëve në Evropë, si dhe ekzistimi i një paraziti vdekjeprurës, i cili po i mbyt vetëm bletët e hemisferës veriore.
Vdekshmëria e bletëve është duke përparuar (deri në 85% në disa rajone) dhe mund të ketë pasoja të rënda në prodhimin ushqimor pasi që shumë bimë, që kultivohen ose jo, polenizohen nga bletët. Kështu, raporti tregon se puna e bërë nga të gjithë polenizuesit është e një vlere prej rreth 153 miliardë euro, pra 9,5% e vlerës së prodhimit botëror të produkteve bujqësore.
Shkencëtarët megjithatë nuk kanë arritur të masin ndikimin e drejtpërdrejt të vdekshmërisë së bletëve në kultivimin e pemëve dhe perimeve.
Mënyra se si njerëzimi i menaxhon veprimet e tij që kanë të bëjnë me natyrën, sidomos me polenizuesit, do të përcaktojë pjesërisht të ardhmen tonë kolektive në shekullin XXI, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i UNEP, Achim Steiner, gjatë një konference për shtyp. E vërteta është se nga 100 lloje bimore që japin 90 për qind të ushqimit botëror, më shumë se 70 polenizohen nga bletët, ka shtuar ai.
Numri i kolonive të bletëve viteve të fundit në Evropë ka rënë për 10 deri 30%, për 30% në SHBA, për më shumë se 85% në Lindjen e Mesme, ka shpjeguar Peter Neumann, një prej autorëve të këtij raporti të parë të OKB-së rreth zhdukjes së bletëve.
Një sindrom, i cili nuk e ka prekur Amerikën Latine, Afrikën dhe Australinë. Është një çështje tejet komplekse. Këtu ndërveprojnë shumë faktorë dhe një vend i vetëm nuk mund ta zgjidhë problemin, ka theksuar Neumann, duke bërë thirrje për formimin e një rrjeti ndërkombëtar që do ta trajtonte problemin.
Ky shkencëtar gjerman, i cili punon në Qendrën për hulumtime për bletët në Zvicër ka treguar se prania e molës Varroa destructor është një prej arsyeve të zhdukjes së bletëve në Evropë dhe Amerikën Veriore. (AFP)
Vetëm hemisfera veriore viktimë e sindromës
Fenomeni i vdekshmërisë së bletëve është vërejtur kryesisht në vendet e industrializuara të hemisferës veriore, ndërsa ka kursyer Amerikën Latine, Afrikën dhe Australinë. Sipas shkencëtarit gjerman, Peter Neumann, prania e molës Varroa destructor është një prej arsyeve të zhdukjes së bletëve në Evropë dhe Amerikën Veriore.