E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas të dhënave të Institutit Evropian të Statistikave, 1000 persona nga Mali i Zi përdorin 1600 celularë.
Mali i Zi, shteti evropian me mė sė shumti celularė



Sipas të dhënave të Institutit Evropian të Statistikave, 1000 persona nga Mali i Zi përdorin 1600 celularë.

Teksa në shtetet e tjera si Kroacia dhe Serbia, 1000 personave u takojnë 1400 celularë, në Bashkimin Evropian kjo shifër bie afërsisht në 1250 celularë. Mediet serbe e kanë cilësuar Malin e Zi, i cili ka një popullsi prej 620 mijë banorësh, si “Kampion të Evropës për numrin e madh të telefonave celularë”.

Sipas lajmit të publikuar në gazetën “Blic”, duke parë të dhënat e publikuara nga Eurostat në muajin shkurt, bëhet e ditur se përqindja e të ardhurave për person në Malin e Zi është më e ulët se mesatarja evropiane, por numri i madh i celularëve e ka cilësuar atë si “kampionin e vetëm të Evropës”.

Nga ana tjetër, theksohet se mesatarja e papunësisë në Malin e Zi për vitin 2009 është afërsisht 20 % duke arritur kështu dyfishin e shifrave të Evropës. Në këtë artikull theksohet gjithashtu se mesatarja e papunësisë në Kosovë është 45 %, në Bosnjë Hercegovinë 40% dhe në Maqedoni 32%, ndërkaq, sipas këtyre shifrave, bëhet e ditur se Mali i Zi është një nga vendet më të zhvilluara në rajon për sa i përket kësaj çështjeje.

E ndarë zyrtarisht nga Serbia me një referendum të organizuar në vitin 2006 dhe me një sipërfaqe 13 mijë e 800 km2, Mali i Zi ka një popullsi prej 620 mijë banorësh.

Publikuar: 13.03.2011 | 15:31
Lexuar: 549 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime