E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkencëtari mjekësor Ferid Murad, lindi në SHBA, ndërsa babai i tij ka lindur në fshatin Llakavicë të Gostivarit. Për arritjen në shkencë, në vitin 1998 ai ka marrë çmimin nobel për mjekësi.
Spitali i pėrgjithshėm i Gostivarit e mori emrin e nobelistit Dr. Ferid Murad



Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi dhe ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani sot merrnin pjesë në ceremoninë me rastin e emërimit të spitalit të përgjithshëm të Gostivarit në Ferid Murad.

Vendimin për emërimin e solli qeveria në seancën e fundit me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë.

"Kjo është simbolikë që nënkupton se spitali duhet që të jetë vend ku do dalin kuadro të reja. Në Ministrinë e Shëndetësisë, në mënyrë të vazhdueshme investojmë në edukimin dhe në krijimin e kushteve për suksese të reja dhe nobelistë të rinj", tha Osmani.

Në ceremoni në oborrin e spitalit u lexua edhe një letër nga Ferid Murad në të cilën shprehet falenderim për respektin e treguar.

Shkencëtari mjekësor Ferid Murad, lindi në SHBA, ndërsa babai i tij ka lindur në fshatin Llakavicë të Gostivarit. Për arritjen në shkencë, në vitin 1998 ai ka marrë çmimin nobel për mjekësi.

Paraprakisht, spitali i specializuar në Çair u emërua sipas nobelistes Nënë Tereza.
Spitali i përgjithshëm i Gostivarit e mori emrin e nobelistit Dr. Ferid Murad
Ministri i Shendetesise Bujar Osmani - Spitali i përgjithshëm i Gostivarit e mori emrin e nobelistit Dr. Ferid Murad

Publikuar: 13.03.2011 | 09:22
Lexuar: 740 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime