E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Britani të Madhe shumica e njerëzve besojnë se në fund të kësaj dekade do të jenë më të varfër se që janë tani ose që nuk do ta kenë më mirë. Vetëm 25 për qind e britanikëve besojnë se në fund të dekadës do të jenë më të pasur.
Evropianėt nuk kanė besim nė politikanėt e tyre rreth krizės ekonomike







- Evropianët nuk u besojnë qeverive të tyre dhe ndershmërisë dhe sinqeritetit të politikanëve rreth krizës ekonomike, edhe pse pjesa më e madhe e tyre akoma nuk beson në institucionet evropiane siç është euroja, tregon hulumtimi i agjencisë ICM, i zbatuar në pesë vende-anëtare më të mëdha në BE, njofton korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Hulumtimi i bërë në mesin e pesë mijë njerëzve nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Spanja dhe Polonia zbulon se një pjesë e vogël e banorëve të këtyre vendeve beson në pohimin e elitave të tyre politika se më e keqja nga kriza dhe recesioni ekonomik ka përfunduar.

Një pjesë e madhe i kundrështojnë masat qeveritare, si shkurtim të shpenzimeve buxhetore dhe zvogëlimi të konsumit publik, derisa një pjesë e vogël e të anketuarve beson se politikanët mund të ballafaqohen me problemet të cilat ekzistojnë në shtetet e tyre.

Sipas anketës, që ICM e bëri për gazetën londineze "Gardian", vetëm gjashtë për qind e njerëzve kanë besim në politikanët e tyre, 46 për qind nuk u besojnë shumë, 32 për qind nuk u besojnë asapak, ndërsa vetëm nëntë për qind e të anketuarve mendojnë se politikanët janë të ndershëm dhe të sinqertë.

Më të pabesueshëm ndaj politikanëve janë polakët. Madje 82 për qind prej tyre nuk ju besojnë politikanëve të tyre në atë që ata e flasin dhe premtojnë. Kështu mendojnë 80 për qind e gjermanëve, 78 për qind e francezëve dhe shumë më pak rreth 66 për qind e britanikëve. Kur bëhet fjalë për ndershmërinë e politikanëve vetëm tre për qind e të anketurave në Poloni janë të sigurt në sinqeritetin e tyre, ndërsa në Spanjë kjo për qindje është tetë për qind, në Gjermani 10, Francë 11 dhe në Britani të Madhe 12 për qind. Gjithsej në të gjitha pesë vendet e BE-së, madje 89 për qind e njerëzve besojnë se politikanët e tyre aspak nuk janë të ndershëm ose nuk janë shumë të ndershëm.

Disponimi i këtillë sipas ekipit hulumtues, ka të bëjë me pesimizmin i cili ekziston rreth së ardhmes ekonomike në këto shtete. Rreth 40 për qind e njerëzve besojnë se ekonomia do të jetë akoma më e keqe, ndërsa 20 për qind besojnë se situata do të përmirësohet. Vetëm në Gjermani shumica e të anketuarve janë optimistë. Pesimizëm më i madh ekziston te francezët, 46 për qind e të anketuarve, te britanikët 40 për qind, polakët 30 për qind, ndërsa spanjollët janë me disponim më të vogël të pesimizmit me 18 për qind.

Në Britani të Madhe shumica e njerëzve besojnë se në fund të kësaj dekade do të jenë më të varfër se që janë tani ose që nuk do ta kenë më mirë. Vetëm 25 për qind e britanikëve besojnë se në fund të dekadës do të jenë më të pasur.

Krahas krizës në Greqi dhe kanosjes se do ta rrezikojë ekzistimin e euros, 68 për qind e njerëzve në Francë, Gjermani dhe Spanjë besojnë se valuta e përbashkët duhet të mbetet. Kështu mendojnë 71 për qind e njerëzve në Spanjë, 60 për qind në Francë dhe 59 për qind në Gjermani. Në Poloni 48 për qind e të anketuarve janë për hyrjen e vendit të tyre në eurozonë, kundrejt 40 përqindve të cilët janë kundër.

Publikuar: 14.03.2011 | 13:10
Lexuar: 355 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime