Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë japoneze, Jukio Edano paralajmëroi se pasojat nga tërmeti katastrofal dhe cunami për ekonominë e vendit, e veçanërisht në rajonet verilindore, të cilat ishin më shumë të goditura, do të jenë shumë serioze.
- Japonia do të pësojë dëme të mëdha ekonomike për shkak të tërmetit shkatërrues dhe cunamit, që e goditën të premten, më 11 mars.
Shkalla e zhvillimit ekonomik në Japoni gjatë këtij viti, për shkak të tërmetit, sipas të gjitha gjasave do të jetë më e ulët për së paku një për qind, ndërsa shpenzime të mëdha do të kenë edhe shtëpitë e sigurimit, kur do t'u paguajnë dëmshpërblime klientëve të tyre.
Ulja e zhvillimit ekonomik, të cilin e parashikojnë ekonomistët ndërkombëtarë, në shikim të parë nuk është shumë i rëndësishëm, por duhet pasur parasysh se ekonomia japoneze në gjashtë muajt e kaluara filloi të rikuperohet mirë nga recesioni më i vështirë në pesë dekadat e kaluara, të cilin e mbijetuan në vitin 2009 dhe pjesën më të madhe në vitin 2010.
Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë japoneze, Jukio Edano paralajmëroi se pasojat nga tërmeti katastrofal dhe cunami për ekonominë e vendit, e veçanërisht në rajonet verilindore, të cilat ishin më shumë të goditura, do të jenë shumë serioze.
"Tërmeti do të ketë pasoja të rënda në aktivitet në shumë sfera të ekonomisë japoneze", theksoi Edano. Ai paralajmëroi se Qeveria e kryeministrit japonez Naoto Kan për sanimin urgjent të pasojave nga tërmeti do të ndajë rreth 2,4 miliardë dollarë.
Ministri i Financave i Japonisë, Joshiko Noda, ndërkaq theksoi se Qeveria vështirë se do të arrijë të miratojë ekstra pako për sanimin e pasojave nga tërmeti, para përfundimit të marsit. Njëkohësisht guvernatori i Bankës së Japonisë, Masaki Shirakava premtoi se ky institucion financiar urgjentisht do të sigurojë "likuidim masiv" të tregut me qëllim që të parandalohet paniku në bursat dhe ekonominë reale.
Sipas vlerësimeve të para, vetëm kompanitë e sigurimit do të duhet paguajnë dëmshpërblime prej rreth 30 miliardë dollarëve. Ministria japoneze e Financave kumtoi se borxhi publik i vendit do të rritet për 5,8 për qind në 12,2 bilionë dollarë rekord në vitin fiskal, i cili fillon prej 1 prillit.
Aksionet në bursën e Tokios në mënyrë drastike u liruan pas tërmetit dhe cunamit.
Disa minuta pas hapjes së sotme të bursës indeksi Nikei ra për pesë për qind, kumtuan agjencitë.
Investitorët shpejtojnë t'i shesin aksionet.
Indeksi Nikei, i cili e reflekton bursën e aksioneve të 225 kompanive japoneze udhëheqëse, humbi 502, 55 pikë nga vlera dhe u zvogëlua deri 9751,88.
Indeksi ra nën linjën prej 10.000 pikë për herë të parë në 3-4 muajt e fundit.
Indeksi më i gjerë TOPIKS ra për 49,83 pikë deri në nivelin prej 865,68.
Mediat japoneze kumtuan se Bank of Xhapan sot injektoi në treg shtatë trilionë jeni (61,4 miliardë euro), që ta qetësojë situatën financiare pas katastrofës së tmerrshme. Mjetet ju ndahen bankave private si kredi afatshkurtra.