Zyra për zhvillim ekonomik lokal në komunën e Tearcës, në bashkëpunim me USAID dhe MDCTI.Net, ka filluar të përgatis projektin për riciklimin e plastikës bën të ditur Besim Imeri, udhëheqës i zyrës për zhvillim ekonomik lokal.
Kjo zyrë është koordinatore e projektit kurse në të përfshihet edhe komuna e Bërvenicës. Projekti është në përputhshmëri të plotë me planin lokal të veprimit në mjedis të komunës dhe është projekt mjaft i qëlluar sepse është në pajtim me proceset bashkëkohore të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Sipas tij këtu përfshihet të bëhet klasifikimi, riciklimi dhe shfrytëzim të lëndëve të cilat mund të riciklohen. Kjo do të ndikoj pozitivisht si në aspektin ekonomik zvogëlim të shpenzimeve për lëndë të parë, për mirëmbajtje të deponive të egra po ashtu edhe në aspektin e mbrojtjes së mjedisit jetësor duke zvogëluar sipërfaqet për deponi, numrin e deponive, përmirësim të mjedisit jetësor, rritje të sipërfaqeve me gjelbërim etj bën të ditur nga ZHEL
Sipas tij projekti në fjalë do të përfshijë disa aktivitete duke filluar nga informimi i publikut, furnizimi, vendosja dhe mirëmbajtja e kontejnerëve për PET-bidona, organizimi i disa tribunave publike etj. Faza e tenderimit ka përfunduar dhe tani pritet të filloj edhe vendosja e kontejnerëve nëpër vendbanimet e komunës së Tearcës.