E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim, Thaçi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe atë të zhvillimit dhe integrimit, duke potencuar në veçanti mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë në aspektin e njohjeve për shtetin e Kosovës dhe investimet turke në Kosovë.
Turqia rikonfirmon mbėshtetjen pėr Kosovėn









Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Stamboll, ku po merr pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili e ka përgëzuar kryeministrin për krijimin e institucioneve të reja legjitime dhe kredibile të Kosovës dhe ka premtuar angazhimin e Turqisë për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës.

Në takim, Thaçi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe atë të zhvillimit dhe integrimit, duke potencuar në veçanti mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë në aspektin e njohjeve për shtetin e Kosovës dhe investimet turke në Kosovë.

Edhe kryeministri Erdogan ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme për dialogun teknik mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka shprehur qëndrimin se kjo është rruga e të dyja vendeve për t’u integruar në BE.

Duke folur për përkushtimet e kabinetit të ri qeverisës, kryeministri Thaçi ka thënë se mandati i kabinetit të ri qeverisës është mandati i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, mandati i integrimit dhe mbi të gjitha mandati i forcimit të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit.

“Republika e Kosovës mirëpret përfshirjen e Turqisë në aktivitetet e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkan dhe e konsideron atë një partner strategjik të Kosovës”, ka thënë Thaçi, njoftoi Zyra për Informim e Kryeministrisë.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, kryeministri ka zhvilluar një takim miqësor edhe me Bakir Izetbegovic, anëtar i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës. Në takim është biseduar për zhvillimet aktuale politikë në rajon, për domosdonë e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në interes të perspektivës evropiane të rajonit dhe për çështje tjera.

Publikuar: 14.03.2011 | 16:42
Lexuar: 230 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime