E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë manifestim merrnin pjesë një numër shumë i madh i qytetarëve të ardhur nga të gjtihë trevat shqiptare, struktura të larta partiake midis të cilëve edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Çejku, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues fetar dhe shumë personalitete tjera që kanë lënë gjurmë në dinjitetin e shqiptarëve.
(Foto) 10 vjet, “Pranvera e Dinjitetit” nė Sellcė tė Tetovės

Në Sellcë të Tetovës u përkujtua 10 vjetori i fillimit të konfliktit në Maqedoni, manifestim jubilar, i pagëzuar “Pranvera e Dinjitetit”.

Në këtë manifestim merrnin pjesë një numër shumë i madh i qytetarëve të ardhur nga të gjtihë trevat shqiptare, struktura të larta partiake midis të cilëve edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Çejku, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues fetar dhe shumë personalitete tjera që kanë lënë gjurmë në dinjitetin e shqiptarëve.

Ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti, tha se tani kërkon që edhe në Maqedoni të vendoset modeli evropian i pajtimit.
“Idealet tona janë të forta dhe aq të forta sa këto male ku ne mbajmw tubimet e takimet, janë ideale të njerëzimit dhe mos kujtoni se Evropa është bërë e tillë siç është sot pa sakrifica. Ne kërkojmë modelin e evropjanëve që të vendoset këtu. Midis Gjermanisë e Francës u vranë 14000 fëmijë francez, por ama sot kufi nuk ka. Miliona njerëz janë vra në Angli, Francë e Gjermani për territore e kufij, por ama sot veprojnë në një ombrellë të përbashkët dhe ky është qëllimi ynë final”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së.
Në manifestim janë përkujtuar dëshmorët e kombit. Të pranishëm ishin edhe prindër dhe familjarë të dëshmorëve, si dhe shumë të ftuar të tjerë.
10 vjet, -Pranvera e Dinjitetit- në Sellcë të Tetovës

“Ajo që kujtojmë neve na bën sigurisht më të fortë për të ndjekur rrugën e mëtejshme, për të realizuar ato fryte, ato arritje që u nënshkruan me gjakun e dëshmorëve të kombit për të realizimin e të drejtat tona kombëtare. Ju e dini se ka shumë punë për t'u bërë por edhe veprimtaritë tonë janë të pandalshme dhe të vazhdueshme në drejtim të realizimit të atyre punëve”, theksoi Hazbi Lika, ish komandant i Brigadës 112 Mujdin Aliu, duke vlerësuar se paqa dhe puna në paqe janë poashtu shumë të rëndësishme për ardhmërinë e qytetarëve shqiptarë.

Lufta e vitit 2001 në Maqedoni filloi si pasojë e politikës diskriminuese nga ana e qeverive të këtyre vendeve, është shprehur kryetari i SHVL të UÇK-së, Fazli Veliu. Ai më tej tha se në këtë kryengritje nuk mungoi as rinia e vendit dhe as ajo e mërgimit për qëllimin e vetëm, fitimin e të drejtave të tyre.
10 vjet, -Pranvera e Dinjitetit- në Sellcë të Tetovës

“Ishte koha kur populli i Kosovës po ringritej ndërsa populli ynë këndej po shtypej dhe rrezikohej për burgim, ekzekutim. Rinia jonë studentore luftëtare, djemtë dhe vajzat e kësaj ane, atdhetarë të të gjitha moshave, studentë e fshatarë të kësaj ane, zgjodhën rrugën e vështirë, por të domosdoshme të kundërvënies, duke pranuar amblemën e UÇK-së pasi kishin pranuar disa nga to më herët edhe amblemën e UÇ të Kosovës dhe Kosovës Lindore”, u shpreh Fazli Veliu, kryetar i SHVL-UÇK.

Manifestimi u përcoll me një program të pasur kulturor e artistikë, me këngë e valle të malësisë së Sharrit.
10 vjet, -Pranvera e Dinjitetit- në Sellcë të Tetovës

Shoqëria kulturore artistike “Jehona e Sharrit”, ka paraqitur disa valle tradicionale shqiptare të malësisë, ndërsa këngëtaret Violeta Kukaj dhe Shkurte Fejza kanë kënduar këngë patriotike për mijëra qytetarë që merrnin pjesë në këtë manifestim.

Aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi ka recituar poezi patriotike nga poet shqiptar për nderë të 10 vjetorit të UCK-së.

Me rastin e 10-Vjetorit të UÇK-së - Brigada 112 "Mujdin Aliu", ka zhvilluar paraprakisht edhe disa aktivitete tjera duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rakovec - Reçica e M. në Tetovë (Kompleksi memorial pranë Teqes), në Përroj, në Jazhincë, në Sllatinë, Nëpërshten – Xhepçisht, etj. Manifestimi u organizua nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe këshilli vendor i fshatit Sellcë.

Publikuar: 14.03.2011 | 08:23
Lexuar: 1765 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
medi saliju (20/03/2011 19:00:35) lavdi deshmoreve te kombit,,,,ushtar i njetes brigad

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime