Gjatë bashkëpunimit të dy palëve, projekti Demokracia nëpërmjet Teatrit, u elaborua dhe u nda në shumë sektorë të cilët duhet të përpunohen gjatë vitit për të sjellur produktin final. Bashkëpunimi mes dy palëve ishte mjaft i suksesshëm.
Komuna e Çairit vazhdoi projektin Demokracia nëpërmjet Tetatrit, në Komunën e Botkyrkës. Gjatë qëndrimit pesë (5) ditësh, të dy grupet u trajnuan në mënyrë profesionale rreth demokracisë, barazisë gjinore, diskriminimit, lëmisë së arsimit nga individë profesionalë si Anna Giots (Barazi gjinore) si dhe Katrin Byreus (Forum Play/Lojë Forum).
Gjatë bashkëpunimit të dy palëve, projekti Demokracia nëpërmjet Teatrit, u elaborua dhe u nda në shumë sektorë të cilët duhet të përpunohen gjatë vitit për të sjellur produktin final. Bashkëpunimi mes dy palëve ishte mjaft i suksesshëm.
Ky bashkëpunim dhe vazhdim i projektit do të ndjek rrugën përsëri në muajin maj të 2011 me ardhjen e grupit të Komunës së Botkyrkës në Komunën e Çairit. Grupin nga Komuna e Cairit e mirëpritën Zt. Jens Sjostrom, Zëvendës kryetar i komunës së Botkyrka: Znj. Susanna Freund Widman Asistente për kulutrë dhe rekreacion departamenti për kulturë Botkyrka; Znj. Pernila Helman Udhëheqëse e departamentiti për kulturë në komunën e Botkyrkës; Znj. Helena Rohas Lundgren Udhëheqëse e departamentiti për zhvillim në komunën e Botkyrkës.
Stafi i cili vizititoi Komunën e Botkyrkës ishin: Teuta Agai Demjaha Këshilltare për mardhënie ndërkombëtare; Vlera Gjakova Drejtor ekzekutiv I OJQ VEPRO, Kadri Agushi Drejtor i shkollës fillore Rajko Zinzifov, arsimtarë dhe nxënës nga shkolla fillore Rajko Zinzifov.
Ky bashkëpunim realizohet përmes vizitave dhe punëtorive në lëminë e arsimit dhe kulturës, këmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira gjithmonë me theks të posacëm në promovimin e vlerave demokratike, parimet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore si dhe luftën kundër diskriminimit të cfarëdo natyre.