Nuk ka hapësirë për zvogëlim të shkallës themelore të kamatës dhe për relaksim të politikës monetare, deklaroi sot guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) Petar Goshev pas ndarjes së çmimit për hulumtues të rinjë në sferën e makroekonomisë.
Nuk ka hapësirë për zvogëlim të shkallës themelore të kamatës dhe për relaksim të politikës monetare, deklaroi sot guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) Petar Goshev pas ndarjes së çmimit për hulumtues të rinjë në sferën e makroekonomisë.
Sipas tij, rezervat devizore për momentin janë 1,22 miliardë euro që janë të mjaftueshme për mbajtjen e stabilitetit në tregun devizor. Nga fillimi i këtij viti Banka Qendrore ka harxhuar 280 milionë euro për intervenime dhe tani për tani nuk ka nevojë për zvarritje plotësuese të politikës monetare.
"Pavarësisht kredive do të shohim nëse duhet mëtej ta zvarrisim politikën monetare. Por, në këtë moment jo. Përveç kësaj, duhet t'i shohim të gjitha rrethanat që do të ndodhin mëtej", theksoi Goshev.
Qeveria pret të ardhura në vend në baza të ndryshme, për shkak se ka oferta për marrjen e huave për mbulimin e mungesës së padefinuar prej 250 milionë euro. Një pjesë e tyre, 77 milionë euro, janë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, 25 deri 50 milionë euro janë nga Banka Botërore, ndërsa të tjerat nga evrokreditorë.
Siç deklaroi ministri i Financave Trajko Sllaveski, në vijim është evaluimi i ofertave prej më shumë bankave dhe çdo ditë kushtet lidhur me çmimin po përmirësohen.
Ai tha se nëpërmjet evrokreditorëve do të mbulohet deficiti në Buxhet prej 150 milionë euro, ndërsa me paratë e tjera do të kthehen borxhet e vjetra prej 96 milionë euro.
Spekulimet për devalvim të denarit janë e kaluar dhe situata në tregun kreditor po stabilizohet, vlerësoi ministri Sllaveski.