E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Kroaci sot zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore dyjavore për zgjedhjet lokale, të caktuara për datën 17 maj, në të cilat, krahas anëtarëve të kuvendeve të zhupave dhe të këshillave komunal dhe të qyteteve, për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë do të zgjedhen edhe zhupanë edhe prefektë, si dhe zëvendësit e tyre.
Fillon fushata pėr zgjedhjet lokale nė Kroaci









Në Kroaci sot zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore dyjavore për zgjedhjet lokale, të caktuara për datën 17 maj, në të cilat, krahas anëtarëve të kuvendeve të zhupave dhe të këshillave komunal dhe të qyteteve, për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë do të zgjedhen edhe zhupanë edhe prefektë, si dhe zëvendësit e tyre.

Njerëzit e parë të ri të zhupave dhe komunave do të kenë dukshëm autorizime më të mëdha se sa deri më tani, sepse, mes tjerash, do të mund t'i shpërndajnë kuvendet dhe këshillat, të cilat ndërkaq nuk do të mund t'i shkarkojnë si deri më tani, por do të duhet të kërkojnë referendum, në të cilin qytetarët do të deklarohen për besimin e njeriut të parë të njësisë së pushtetit lokal.

Sipas paralajmërimeve të deritanishme në mjedise t[ë caktuara në garën për vendin e zhupanit apo prefektit do të jenë vetëm nga dy apo tre kandidatë, të cilët pas vetes kanë bazë të gjërë koalicioni.

Votuesit më 17 maj do të deklarohen në katër fletëvotime - për Asamblenë e zhupës, për këshillin e qytetit apo të komunës, dhe për prefekt dhe për zhupan, përderisa banorët e Zagrebit, i cili ka status të Zhupës, do të marrin plus edhe fletë për zgjedhje të organeve të pushtetit në komunat e qytetit.

Publikuar: 30.04.2009 | 15:45
Lexuar: 367 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime