E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shumë vështirë për një shqiptar të arrij suksese në Gjermani kur përballesh me ndonjë kundërshtar si ky” deklaroi Cullhaj për Kosovaboxing.org, i cili ishte mjaft i mllefosur për rrjedhjen e duelit.
Cullhaj shėnon fitoren e radhės ndaj gjermanit Thess








Armand Cullhaj ka shkëlqyer mbrëmë në Halle Salle duke shënuar fitore ndaj gjermanit Toni Thess me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Cullhaj dominoi gjatë gjithë duelit ku në të gjitha raundet ishte më i mirë.

Kundërshtari i tij Toni Thess, ishte katër herë në dysheme, por arriti të mbahet deri në fund. Raundi tragjik ishte i pesti, ku Cullaj tre herë e detyroi gjyqëtarin ti numroj.

“E kisha të vështirë këtë meç, jo pse kundërshtari ishte më i mirë, por se u ndihmua gjatë gjithë duelit nga gjyqëtari, i cili e ndihmoj nga përfundimi katastrofal i tij. Në një rast numërimi ka zgjatur deri 20 sekonda. Ishte katër herë në “Knock-Down”, se për ndryshe fitorja do t`i ipej atij, pasi ishte gjerman.

Shumë vështirë për një shqiptar të arrij suksese në Gjermani kur përballesh me ndonjë kundërshtar si ky” deklaroi Cullhaj për Kosovaboxing.org, i cili ishte mjaft i mllefosur për rrjedhjen e duelit.

Cullhaj po vazhdon karrierën e tij mjaft mirë. Kjo ishte fitorja e 11-të e tij dhe po radhit mjaft mirë fitoret e tij. “Fitova ndaj Jindrich Kubin dhe tash ndaj Toni Thess. Do të pushoj disa ditë në vendlindje në Tiranë, për tu kthyer më pastaj punës dhe synimeve të mia” tha në fund, Cullhaj.

Publikuar: 15.03.2011 | 12:44
Lexuar: 633 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
bledi (25/04/2011 19:30:38) bravo lal me behet qefi qe ke fituar kete ndeshje

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime