E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dita e 14 marsit, që ndryshe quhej edhe dita e luleve, shoqërohej me bisqe të gjelbëruar drurësh apo lule të hershme. Dreka e bollshme me mish gjahu shtrohej kolektivisht. Pas kësaj u mbetej fëmijeve për ta mbyllur këtë festë me trokitje nëpër dyer të fshatit, ku gostiteshin me vezë, pala fiku, fruta të ruajtura për këtë ditë, etj.
Reportazh/ Elbasan, Dita e Verės, tradita vazhdon edhe nė shpat


Miranda Sadiku

Dita e Verës, epiqëndra e së cilës prej vitesh është në Elbasan, zanafillën mendohet se e ka nga zona malore e Shpatit, e cila ruajti të pastër traditën shekullore edhe atëhere kur vendi u pushtua nga osmanët.

Edhe në Shpat kjo festë ka zanafillën e saj. Në zonën malore të kësaj krahine kjo festë niste me një ekskursion shpateve te Bokanikut, ku të rinjtë që një ditë më parë kishin përgatitur shilarthe e sheshe për lodra të ndryshme.

Dita e 14 marsit, që ndryshe quhej edhe dita e luleve, shoqërohej me bisqe të gjelbëruar drurësh apo lule të hershme. Dreka e bollshme me mish gjahu shtrohej kolektivisht. Pas kësaj u mbetej fëmijeve për ta mbyllur këtë festë me trokitje nëpër dyer të fshatit, ku gostiteshin me vezë, pala fiku, fruta të ruajtura për këtë ditë, etj.

Por me kalimin e viteve festa në këtë zonë i humbi disa nga veçontitë e saj. Dhe tashmë më së shumti festohet nga fëmijët. I vetmi që e ruan traditën është fshati Shënavlash. Banorët në këtë fshat festën e fillojnë dy ditë përpara, ashtu si në qytet.

Kryetari i Komunës Gjinar, Gani Hida, thotë për ATSH se "ata shkojnë në pyllin pranë dhe mbledhin lloje bimësh, si llastare ferrash me dy krerë, si dhe kërcure të thatë me miza dheu, të cilat vendosen në dyer stallash dhe besohet se i shërbejnë shtimit dhe mbarësisë në blegtori.

Ndërsa nëpër vende të dukshme nëpër shtëpi vendosin bisqe thane dhe lule që sapo kanë çelur, si kaçe, zymbyla apo manushaqe si dhe një bimë që i kthen vezët gjatë zierjes në ngjyrë të kuqërremtë".

Mëngjesi i ditës së verës i gjen tërë fëmijët e fshatit , grupe-grupe, me hithra në duar, duke trokitur derë më derë. Askush nuk kthehet duarbosh. Pjesa ruhet edhe për ndonjë fëmijë që ka munguar..

Pasi mbaron riti i fëmijëve, të rinjtë dhe të moshuarit dalin nga shtëpitë dhe urojnë njëri- tjetrin "Gëzuar Ditën e Verës! Qoftë një verë e mbarë!".

Publikuar: 15.03.2011 | 14:53
Lexuar: 760 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime