E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Enel Grin Pauer" thekson se Qeveria e Maqedonisë kohë më parë shpalli konkurs për ndërtimin e 44 hidrocentraleve të vogla, me çka pritet rritje e potencialit të shfrytëzuar ujor në vend.









- Pjesa më e madhe e potencialit të ujit në vendet e Ballkanit Perëndimor, para së gjithash në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni, qëndron i pashfrytëzuar, vlerësoi kompania "Enel Grin Pauer".

Tre vendet e përmendura shfrytëzojnë vetëm një pjesë të vogël të potencial ujor të tyre për plotësimin e nevojave të veta dhe për balancimin e sistemeve energjetike, ceket në kumtesën e kompanisë.

Sipas "Enel Grin Pauer", vetëm në Serbi, sipas një studimi të bërë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, ka rreth një mijë lokacione në të cilat mund të ndërtohen hidrocentrale të vogla me fuqi prej disa qindra megavatëve.

Investimet e Qeverisë serbe janë të kahëzuara drejt ndërtimit të 55 hidrocentraleve të vogla me fuqi më të vogël se dhjetë megavatë. Ndërtimi i këtyre hidrocentraleve, i cili pjesërisht do të financohet edhe nga Banka Botërore, do të kushtojë mbi 50 milionë euro, thekson kompania.

"Enel Grin Pauer" thekson se Qeveria e Maqedonisë kohë më parë shpalli konkurs për ndërtimin e 44 hidrocentraleve të vogla, me çka pritet rritje e potencialit të shfrytëzuar ujor në vend.

Mali i Zi, gjithashtu, planifikon ndërtimin e hidrocentraleve të vogla dhe për atë qëllim, kohë më parë shpalli konkurs në të cilin u paraqitën 15 kompani të vendit dhe kompani nga gjashtë vende evropiane, thekson "Enel Grin Pauer" në kumtesën e vet.

Publikuar: 15.03.2011 | 15:27
Lexuar: 486 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime