Republika e Maqedonisë mbetet e kaualifikuar për anëtarësim në NATO, pengesa e vetme e kontestit për emrin me Greqinë, është konstatimi i përbashkët i ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski dhe zëvendës-ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për bashkëpunim dhe partneritet të sigurisë, Robert Simons.
Republika e Maqedonisë mbetet e kaualifikuar për anëtarësim në NATO, pengesa e vetme e kontestit për emrin me Greqinë, është konstatimi i përbashkët i ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski dhe zëvendës-ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për bashkëpunim dhe partneritet të sigurisë, Robert Simons
"Treguam gatishmëri që të vazhdojmë me dialog me Greqinë në patronatin e KB-së. Maqedonia ka dëshirë dhe gatishmëri që të arrihet kompromis i arsyeshëm me Greqinë, me qëllim që të tejkalohet ky kontest iracional dhe rajoni të mundet në mënyrë të përbashkët të lëvizë drejt bashkëpunimit më të madh dhe stabilitetit", deklaroi Milloshoski pas takimit të sotëm me Simonsin. Ai informoi se pas zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale, i është dërguar sinjal ndërmjetësuesit të KB-së, Metju Nimic se është i mirëseardhur në Maqedoni, ndërkaq të njëjtën pret ta bëjë edhe Greqia.
Simons përsëriti se qëndrimi i shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të NATO-s lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë nga Samiti i Bukureshtit është prësëritur edhe në Samitin e kohëmëparshëm jubilar në Strasburg, e ajo është se vendi është kaulifikuar për anëtarësim, por duhet të zgjidhet çështja me emrin.
"Një nga aspektet kyçe për kualifikim të Maqedonisë për anëtarësim në NATO është pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse, siç është misioni në Afganistan", tha Simons.
Në takim është konfirmuar angazhimi i Maqedonisë për të vazhduar me pjesëmarrjen e paraparë në misionet e NATO-s. Milloshoski theksoi se për Maqedoninë, nëse kërkohet, mbetet e hapur mundësia për rritjen e pranisë aktuale të 170 paqeruajtësve nga Maqedonia në misionin ISAF në Afganistan.
Milloshoski dhe Simons diskutuan edhe për zhvillimin e situatës në rajon, posaçërisht për gjendjen në Kosovë, për vlerësimet pozitive për zgjedhjet e mbajtura në vend, me ç'rast është shprehur gatishmëria e Maqedonisë të kontribuojë në stabilizimin dhe përparimin e mëtejshëm në suaza rajonale dhe bashkëpunim me NATO-n.
Vizita lamtumirëse e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer më 8 maj, sipas Milloshoskit, do të jetë mundësi e mirë që edhe një herë t'i kushtohet vëmendje Republikës së Maqedonisë dhe kontributit të përgjithshëm që e ka bërë vendi për NATO-n.
Gazetarët kërkuan nga Milloshoski që ta komentojë promovimin nga ministrja greke e Punëve të Jashtme Dora Bakojani të librit "Çështja maqedonase dhe Bullgaria - dokumente të sekrete (1950-1967)", botuar nga Qendra për hulumtime maqedonase dhe Arkivit shtetëror të Bullgarisë.
"Identiteti maqedonas nuk varet nga promovimi i librave të sponsorizuar propagandues, por nga ndjenja e popullit maqedonas, të cilën e tregon qartë në vitet e kaluara si një nga karakteristikat tona", potencoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski./mia/