E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë seminar morën pjesë arsimtarë të gjermanishtes nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti Kiril dhe Metodi në Shkup, Universiteti Goce Delçev në Shtip, Kolegji Amerikan në Shkup, shkolla e gjuhëve të huaja LinguaLink dhe DAAD.
Nė USHT u organizua seminar pėr mėsimdhėnėsit e gjuhės gjermane


Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, u organizua seminari për mësimdhënësit universitarë si dhe ata të shkollave fillore dhe të mesme të cilët ligjërojnë gjuhën gjermane si gjuhë e huaj (DaF), në këto institucione arsimore dhe shkencore .

Në këtë seminar morën pjesë arsimtarë të gjermanishtes nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti Kiril dhe Metodi në Shkup, Universiteti Goce Delçev në Shtip, Kolegji Amerikan në Shkup, shkolla e gjuhëve të huaja LinguaLink dhe DAAD.

Temat e seminarit ishin "Lojërat dhe ushtrimet kreative në mësimin e gjermanishtes si gjuhë e huaj (DaF)", "Qasja me gabimet dhe korrektura e gabimeve" dhe "Përdorimi i muzikës dhe këngëve në mësimin e gjermanishtes si gjuhë e huaj".
Në USHT u organizua seminar për mësimdhënësit e gjuhës gjermane

Seminari është organizuar nga Michael Sallat-i, lektor i Fondacionit Robert Bosch në USHT. Si udhëheqëse e këtij seminari mundi të fitohet Julia Birnbaum, gjithashtu lektore e Fondacionit Robert Bosch, e cila jep mësim në Universitetin Riëne në Ukrainë.

Ajo njihet si një eksperte e rrallë në mësimin e gjermanishtes si gjuhë e huaj (Daf), me një përvojë të akumuluar në Gjermani, Amerikë, Poloni dhe Ukrainë. Seminari për kualifikimin e mëtejshëm të arsimtarëve të gjermanishtes si gjuhë e huaj është mbështetur nga Fondacioni Robert Bosch.
Në  USHT filloi me punë Qendra për Edukim të  Vazhdueshëm Mjekësor

Publikuar: 16.03.2011 | 05:27
Lexuar: 750 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime