Zëvendëskryeministri i ngarkuar me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi deklaroi se kjo konferencë ka për qëllim ta promovojë Strategjinë për arsim të integruar, të miratuar nga Qeveria në tetor vitin e kaluar, ndërsa e përkrahur nga OSBE-ja dhe nga komisari i lartë.
- Fakulteti filozofik pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" sot dhe nesër është nikoqir i konferencës ndërkombëtare e quajtur "Krijimi i vizionit dhe standardeve - Roli i arsimit të lartë në nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimi në shoqërinë multietnike".
Organizator i forumit është Fakulteti filozofik, si institucion më i vjetër akademik në Maqedoni, në bashkëpunim me Zyren e UNESKO-s nga Venecja dhe Miisonin e OSBE-së në Maqedoni.
Zëvendëskryeministri i ngarkuar me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi deklaroi se kjo konferencë ka për qëllim ta promovojë Strategjinë për arsim të integruar, të miratuar nga Qeveria në tetor vitin e kaluar, ndërsa e përkrahur nga OSBE-ja dhe nga komisari i lartë.
"Ne si Qeveri vazhdojmë me implementimin e Strategjisë, e cila ka për qëllim në disa shtylla të arsimit të japë kontribute konkrete, me qëllim që sistemi i ynë arsimor të jap, efekte të arsimit të integruar që të afrohen të gjithë nxënësit nga bashkësitë e ndyrshme etnike. Veçmë kemi shembuj të tillë në Maqedoni, në komunën Jegunoc, ku funksionon arsimi i integruar dygjuhësor", tha Ademi.
Ai ka shfaqur shpresë se konferencat e tilla, universitetet, shkollat e mesme dhe fillore, prindërit, arsimtarët dhe Qeveria do të japin kontribut që kjo strategji të implementohet sa më shpejtë.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov deklaroi se kjo konferencë në Fakultetin filozofik do t'i grumbullojë përfaqësuesit zyrtarë nga universitetet, profesorët dhe studentët, të cilët do të debatojnë për involvimin e arsimit të lartë në shoqëri më të mirë dhe më funksionale multikulturore, multigjuhësore dhe multikonfesionale të Maqedonisë.
"Jam i bindur se arsimi i lartë mund të japë kontribut serioz në ndërtimin e demokracisë multikulturore në Maqedoni. Dhe në këtë mënyrë, në të gjitha nivelet në arsim të punohet në proceset integruese në Maqedoni. Nuk është i mundur integrimi në shoqëri, nëse nuk punojmë në integrimin në arsim, sepse kjo është një nga gur-themelet e shoqërisë mirë të organizuar dhe të integruar demokratike", tha Todorov.
Ai potencoi se prania e tij dhe prania e zëvendës-kryeministrit Ademi dhe komisarit të lartë Knut Volebek e tregon vizionin e qartë dhe përqëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Qeverisë së Maqedonisë në ndërtimin e shoqërisë demokratike.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Todorov deklaroi se ai dhe zëvendës-kryeministri Ademi bisedojnë, debatojnë dhe merren vesh për hapa konkrete, të cilat i ndërmarrin për zhvillimin pozitiv të ngjarjeve, posaçërisht në planin ndëretnik.
Ai shtoi se tensionet që kanë ndodhur në shkolla nuk kanë qenë konflikte ndëretnike.
"Në shkollën e mesme kimike në Shkup grupi i sulmuesve ka qenë më shumë etnik. Nuk bëhej fjalë për konflikt ndëretnik, por për konflikt i cili është shkaktuar më shumë nga mosha e nxënësve. Ajo ishte situatë për shkak të një vajze të caktuar. Kjo është normale në periudhën adoleshente", tha Todorov dhe shtoi se edhe rastet tjera të dhunës kanë qenë monoetnike, respektivisht disa në mjediset maqedonase, tjerat në ato shqiptare.
Në konferencën u drejtuan rektori i Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup, Velimir Stojkovski, komisari i lartë i minoriteteve kombëtare pranë OSBE-së, Knut Volebek, ambasadori i Spanjës Fernando de Galainenja, shefi i Qendrës evropiane për arsim të lartë të UNESKo-s Piter Uels dhe Diadra Bojd, përfaqësues i KB-së në Maqedoni.
Konferenca paraqet pjesë e programit të përbashkët të KB-së "Përmirësimi i dialogut ndëretnik dhe bashkëpunimi mes bashkësive", i financuar nga Qeveria e Spanjës përmes Fondit për zhvillim të qëllimeve zhvillimore mijëvjeçare. Qëllimi është promovimi i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit dhe dhënia e kontributit ndaj lirisë dhe demokracisë, dinjiteti njerëzor dhe solidariteti, përmes ligjerimeve dhe mësimit, hulumtimeve dhe shërbimeve.