Në shenjë revolte deputetët e partisë së Ahmetit nuk ishin prezent në seancën parlamentare, sepse paraprakisht nuk ishte marrë parasysh kërkesa e tyre për tërheqjen e propozimit nga presidenti Ivanov që Bogov të jetë guvernator i ri.Ahmeti vendimin e Ivanovit e kishte quajtur veprim arbitrar.
Me 62 vota për dhe pa praninë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të asnjë partie opozitare, Kuvendi emëroi, Dimitar Bogovin për Guvernator të ri të Bankës Popullore.
Në shenjë revolte deputetët e partisë së Ahmetit nuk ishin prezent në seancën parlamentare, sepse paraprakisht nuk ishte marrë parasysh kërkesa e tyre për tërheqjen e propozimit nga presidenti Ivanov që Bogov të jetë guvernator i ri.Ahmeti vendimin e Ivanovit e kishte quajtur veprim arbitrar.
Ndërkohë Komisioni për financa dhe buxhet ku duhej që kandidati i për guvernator të shpalosë programin e tij nuk e mbajti mbledhjen sepse Bogov nuk u paraqit në mbledhje. Kryetari i këtij komisioni, Jovan Manasievski tha se është i befasur nga një veprim i tillë i Bogovit sepse ai më parë e kishte konfirmuar prezencën e tij në mbledhje.Jam i befasuar negativisht nga situata sepse unë paraprakisht bisedova me zoti Bogov javën e kaluar.
Fillimisht ai ishte shprehur i disponuar për të paraqitur programin e tij por i nevojiten konsultime shtesë. Për fat të keq në bazë të këtyre konsultimeve ai është përcaktuar të mos vijë këtu tha Jovan Manasievski, kryetar i komisionit për financa dhe buxhet. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukovski deklaroi se partia liberal demokrate nga kjo situatë dëshiron të rritë rejtingun e saj partiak.
Mendoj se qëllimi i kësaj mbledhje të thirrur nga ana e Manasievskit ka një qëllim, promovimin i tij personal dhe promovim i partisë së tijtha Kërsto Mukovski, Deputet i VMRO-SPMNE-së. Ndaj deklaratës së Jovan Manasievskit ka reaguar edhe vet Bogov i cili ka thënë se ai ka respektuar procedurën e zgjedhjes së guvernatorit të Bankës Popullore, procedurë në të cilën nuk është parashikuar debat në komisionin për financa dhe buxhet.
Pavarësisht se a më pëlqen procedura apo jo, ajo është e tillë dhe unë e respektoj. Fakti se plotësisht i përmbahem ligjit për Bankën popullore dhe rregulloren për punë të Kuvendit të cilat janë miratuar nga deputetët, janë dëshmi më e mirë për respektin tim për këtë institucion, thuhet në reagimin e Bogovit.
Pas emërimit të tij për guvernator Bogov në deklaratë me shkrim ka thënë se synim i tij do të jetë ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe kursit stabil të denarit.
(Nevzat Mamuti)