E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Edhe krahas asaj që jam ‘bandil’... 33 vajza për dy muaj më duket se janë shumë madje edhe për një burrë 30-vjeçar", deklaroi 74-vjeçari Berluskoni për gazetën opozitare "Republika". Ai premtoi se do të marrë pjesë në të gjitha seancat gjyqësore në procesin kundër tij, i cili fillon më 6 prill.
Berlusconi: Jam merakli, por jo aq sa mendoni....






Kryeministri italian Silvio Berluskoni deklaroi se është shumë i vjetër për të pasur shumë seks me prostitute, për çka e ngarkoi prokuroria.

"Edhe krahas asaj që jam ‘merakli’... 33 vajza për dy muaj më duket se janë shumë madje edhe për një burrë 30-vjeçar", deklaroi 74-vjeçari Berluskoni për gazetën opozitare "Republika". Ai premtoi se do të marrë pjesë në të gjitha seancat gjyqësore në procesin kundër tij, i cili fillon më 6 prill.

Sipas prokurorëve italian, Berluskoni ka pasur 13 herë seks me minorenen marokene Rubi. Këto pohime theksohen në dokumentin në të cilin vërehet fundi i hetimit kundër tre bashkëpunëtorëve të Berluskonit, të akuzuar se kanë siguruar prostitute për kryeministrin italian.

Rasti i tre bashkëpunëtorëve ishte i ndarë nga ai i Berluskonit, i cili do të jetë i sjellë para gjykatës më 6 prill nën akuzë për marrëdhënie seksuale me prostitute minorene dhe keqpërdorim të pozitës së tij me qëllim për mbulim të fakteve.

Berluskoni dhe tinejxherja marokene mohojnë se kishin marrëdhënie seksuale. Në dokumentin e cituar të Prokurorisë theksohen detaje nga "ahengjet e seksit" të kryeministrit, si gjatë mbrëmjes, vallëzime erotike dhe në fund përzgjedhje të njërës ose më shumë partnereve për seks.

Ketu mund te lexoni artikullin: Femrat e Berlusconit

Publikuar: 16.03.2011 | 08:21
Lexuar: 1178 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime