E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministrja për Tregti të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheika bin Kalid Kasimi dhe ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi kanë diskutuar për intensfikimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve.
Besimi takoi ministren e Emirateve Arabe










Ministrja për Tregti të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheika bin Kalid Kasimi dhe ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi kanë diskutuar për intensfikimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve.

Kasimi pas takimit me Besimin tha se Maqedonia është një vend i mirë për investime nga shteti i saj duke e paralajmëruar mundësinë për vizitë të Dubait të një biznes delegacioni nga Maqedonia. Ndërsa ministri Besimi theksoi se fushat në të cilat mund të investojnë kompanitë nga Emiratet e Bashkuara janë energjetike, ndërtimtaria dhe disa sektorë tjerë. Niveli i shkembimit tregtar mes dy vendeve momentalisht është shumë i ulët.

“Kemi biseduar për bashkëpunimin tonë dypalësh dhe për mënyrat e rritjes të bashkëpunimit ekonomik midis dy shteteve si dhe për vizita turistike të dyanshme. Nga ana ime mund të them se ka potencial të lartë për zhvillimin e turizmit sepse Maqedonia kishte male dhe liqene shumë të bukura”, deklaroi Sheika bin Kalid Kasimi, ministre për Tregti të Jashtme e EBA-ve.

“Këta dy ekonomi mund të krijojnë një bazë të mirë, sidomos për kompanitë tona të cilat mund të gjejnë tregje të reja për plasman të prodhimeve të tyre në emiratet arabe. Në anën tjetër gjithashtu kemi njoftuar për mundësitë investuese me qëllim që kompanitë e mëdha nga ky vend me renome ndërkombëtare të investojnë në Maqedoni sidomos në infrastrukture dhe energjetikë”, theksoi Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë.

Publikuar: 30.04.2009 | 18:49
Lexuar: 500 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime