E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Asnjë deklarim i kujtdo qoftë, qoftë politik apo akademik dhe prej kujtdo që vjen, që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisarit, do të tejkalohet apo do të ikë si fluskë sapuni. Qoftë ide që dalin për autonomi, apo për statuse speciale", ka thënë Thaçi.
Thaēi hedh poshtė ēfarėdo “pazaresh” pėr veriun









Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çfarëdo ideje që mund të dalë për autonomi apo status special për veriun do të zhduket si fluskë sapuni.

Ai këto komente i bëri të mërkurën para kabinetit qeveritar, me ç'rast ka theksuar se dialogu i nisur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke ecur mirë, përderisa ka shprehur bindjen se përfundimi i tij, do të rezultojë me njohje reciproke.

Thaçi, siç raporton Kosovapress, ka thënë se pala e Kosovës në këto bisedime është duke punuar vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe dokumentin e presidentit Ahtisari.

"Asnjë deklarim i kujtdo qoftë, qoftë politik apo akademik dhe prej kujtdo që vjen, që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisarit, do të tejkalohet apo do të ikë si fluskë sapuni. Qoftë ide që dalin për autonomi, apo për statuse speciale", ka thënë Thaçi.

Thaçi ka siguruar se nuk do të ketë cenim të tërësisë territoriale të Kosovës, duke thënë se çfarëdo tendence për kthim prapa, qoftë edhe deklaratë e `vullnetit të mirë' për Qeverinë e Kosovës dhe për spektrin politik, është i papranueshëm.

"Afirmimi i ndonjë deklarate apo ndonjë rekomandimi mendoj se është krejt i panevojshëm dhe temat e tilla, për politikën kosovare, kushdo që të jetë qoftë në Qeveri apo pozicione tjera, janë të panevojshme, të paarsyeshme dhe nuk janë fare të qëlluara, janë ide kundër fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe nuk duhet të afirmohen apo të hapet debat rreth tyre.

Prandaj gjërat e tilla kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë dhe do të jenë të papranueshme për të gjitha institucionet e Kosovës", është shprehur Thaçi.

Kreu i ekzekutivit të vendit në këtë mënyrë i është përgjigjur idesë së Grupit Ndërkombëtar të Krizave, i cili ka kërkuar që të ketë një status special për veriun e Kosovës si zgjidhjen e vetme aktualisht për këtë pjesë të vendit. Përtej rekomandimit, drejtuesi i GNK-së, Marko Prelec ,në një intervistë ka thënë se autonomia për veriun e Kosovës "do të ndodhë patjetër”.

Publikuar: 16.03.2011 | 17:28
Lexuar: 396 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime