E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti Ivanov do të pritet sot paradite në një ceremoni solemne në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Topi, ku të dy homologët, pas një takimi që do të zhvillojnë sy më sy, do të kryesojnë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, njoftoi kabineti i Presidentit Topi.
Presidenti i Maqedonisė Gjorgje Ivanov, nis vizitėn dyditore nė Shqipėri








Me ftesë të Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi fillon sot në Tiranë vizita dyditore e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidenti Ivanov do të pritet sot paradite në një ceremoni solemne në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Topi, ku të dy homologët, pas një takimi që do të zhvillojnë sy më sy, do të kryesojnë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, njoftoi kabineti i Presidentit Topi.

Takimi do të vijojë me nënshkrimin, në prani të dy Presidentëve, të Marrëveshjes për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Më pas, Presidenti Topi dhe Presidenti Ivanov do t’i përgjigjen interesimit të medias në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Po nesër, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të zhvillojë takime të veçanta me personalitete të larta të shtetit dhe të politikës shqiptare. Gjithashtu në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Ivanov do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të pakicës maqedonase në vendin tonë në ambientet e Hotel “Sheraton”.


Publikuar: 16.03.2011 | 16:52
Lexuar: 438 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime