E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky takim u iniciua nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) për t’u njohur më nga afër me ekspozitën e maketeve të Kompleksit të ri Parlamentar, i cili është hapur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
Studentėt e Shkodrės vizitojnė maketet e Kuvendit tė ri




Në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë në orën 11:00 kanë mbërritur 60 studentë të ardhur nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Qëllimi i vizitës së tyre ishte njohja me 12 maketet e parlamentit të ri shqiptar.

Ky takim u iniciua nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) për t’u njohur më nga afër me ekspozitën e maketeve të Kompleksit të ri Parlamentar, i cili është hapur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

E pranishme mes studentëve ishte edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, e cila i shoqërojë ato në këtë njohje me vizionin e ri që do të marrin ndërtimi i Kompleksit të ri Parlamentar. Mes Kryetares së Kuvendit dhe studentëve të ardhur nga Shkodra ishte edhe Kancelari i Universitetit, z. Bjanku.

Këshilli Studentor
Universiteti i Shkodrës

“Luigj Gurakuqi”

Letër Falenderimi për Kryetaren e Kuvendit, Znj. Jozefina TOPALLI



Fort e nderuar, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Jozefina TOPALLI

Jemi shumë të respektuar dhe emocionuar për mundësitë dhe hapësirat, që ju si kryetare e Kuvendit të Rep. së Shqipërisë realizuat për studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Pranimi i menjëhershëm i ftesës sonë drejtuar juve, për të vizituar ekspozitën e maketeve të Kompleksit të ri parlamentar, thjesht na entuziasmon dhe ngjall tek secili prej nesh ndjenja mbreslënëse.
Studentët e Shkodrës vizitojnë maketet e Kuvendit të ri

Së pari, çdo student ka kënaqësinë që të vizitojë mjediset ku të zgjedhurit e tyre nëpërmjet votës, zhvillojnë veprimtarinë politike.

Së dyti, prekja nga afër e kësaj ekspozite na mundësoi një rrezatim pozitiv shpirtëror, pasi njëri nga këto projekte do jetë fituesi, në të cilin pas realizimit do të ulen deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) ju falenderon përzemërsisht për gatishmërinë tuaj për të kaluar një ditë ndryshe me studentët tanë. Ju sigurojmë që kjo ditë në mendjen tonë do të mbahet gjallë edhe pas shumë e shumë vitesh.

Emocionet, ndjenjat dhe përjetimet, realisht janë të veçanta. Doza e tyre do të shtohet, kur nesër njëri nga ne do të ngjitet në tempullin e demokracisë për të folur. Në njërin nga këto monumente të Kombit, në të cilin do të shohim të ardhmen drejt Europës…

Kryetari
Redan Bushati


Publikuar: 16.03.2011 | 17:51
Lexuar: 688 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime