E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë vizitës në USHT, delegacioni i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, i përfaqësuar nga Rektori, Prof. dr. Liman Varoshi, realizoi një takim pune me Rektorin e USHT-së, Prof. dr. Agron Reka.
Nėnshkruhet Marrėveshje bashkėpunimi mes USHT-sė  dhe Universitetit “Aleksandėr Xhuvani” nga Elbasani









Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit akademik në arsimin sipëror dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, nga Elbasani, Republika e Shqipërisë, nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim.

Gjatë vizitës në USHT, delegacioni i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, i përfaqësuar nga Rektori, Prof. dr. Liman Varoshi, realizoi një takim pune me Rektorin e USHT-së, Prof. dr. Agron Reka.

Në fillim, bashkëbiseduesit e vlerësuan si tejet të rëndësishëm bashkëpunimin ndëruniversitar, me theks të veçantë ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve institucionale me universitetet shqiptare.
 Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi mes USHT-së  dhe Universitetit Aleksandër Xhuvani nga Elbasani

Në kuadër të këtij takimi të zgjeruar, ku morën pjesë Prorektori për arsim, Prof. dr. Ismail Ahmedi, Prorektori për shkencë, Prof. dr. Reshat Qahili, Prorektori për financa, Prof. dr. Serafim Tomovski, dekani i Fakultetit Filozofik, Doc. dr. Fehari Ramadani dhe dekani i FSHMN-së, Doc. dr. Muhamed Shehabi, Shefja e Zyrës për marrëdhënie me jashtë, Valdrina Fetai, si dhe Shefja e Kabinetit, Ganimete Bexheti, i theksuan prioritet e marrëveshjes që do të realizohen në të ardhmen.

Marrëveshja për bashkëpunim e dëshmon qëllimin e të dy institucioneve që të fillojnë dhe zhvillojnë bashkëpunim të ndërsjellë në procesin e edukimit dhe punën kërkimore-shkencore.
 Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi mes USHT-së  dhe Universitetit Aleksandër Xhuvani nga Elbasani

Dy universitet shqiptare do të marrin pjesë në programet arsimore dhe shkencore, të financuara nga Bashkimi Evropian, do të angazhohen të realizojnë projekte kërkimore-shkencore me interes të përbashkët, konferenca shkencore, simpoziume, seminare, punëtori shkencore dhe profesionale.

Po ashtu, pritet të shkëmbejnë libra, revista, publikime, botime bibliografike, literaturë shkencore dhe metoda shkencore me interes të përbashkët, si dhe të shkëmbejnë plane dhe programe mësimore për të gjitha ciklet e studimeve universitare.
 Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi mes USHT-së  dhe Universitetit Aleksandër Xhuvani nga Elbasani

Publikuar: 17.03.2011 | 05:01
Lexuar: 837 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime