Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se në bisedime ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme zbatimin e kesaj Ohrit. Sipas tij vetëm në këtë formë do mundet që popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të drejtat e saj.
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka pritur sot në një takim homologun e tij maqedonas Georgi Ivanov.Gjatë konferencës së përbashkët mes Presidentit Topi dhe homologut të tij maqedonas Georgi Ivanov u diskutua edhe per marrëveshjen e Ohrit.
Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se në bisedime ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme zbatimin e kesaj Ohrit. Sipas tij vetëm në këtë formë do mundet që popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të drejtat e saj.
Kemi diskutuar edhe për çështje që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe sot kam shprehur pozicionin e Shqipërisë që implementimi sa më i plotë dhe më korrekt i marrëveshjes do të krijojë të gjitha kushtet që edhe popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të gjithë të drejtat dhe do ti shërbejë një stabiliteti të Maqedonisë dhe prespektivës të këtij vendi mik në intergimin euroatlantik, u shpreh Topi.
Presidenti Topi theksoi më tej se pakicat maqedonase në Shqipëri gëzojnë të drejta të plota, ashtu sic ua garanton ligji.
Ndërsa homologu Ivanov u shpreh se tashme kjo marreveshje eshte kthyer ne Kushtetute per Maqedonine por kjo nuk duhet të ngatërrohet me emocionet dhe tundimet etnike të disa njerëzve.
"Marrëveshja e Ohrit është Kushtetutë, dhe sic tha dhe Presidenti Topi duhet të repektohet rendi kushtetues, por ende në hapësirat tona ka njerëz që duan të manipulojnë me emocionet dhe ndjenjat e njerëzve. Tendencë e disa njerëzve që duan të tundojnë të tjerët nga shkaku etnik dhe cdo problem i tillë dhe cdo cështje e tillë duhet të sqarohet, dhe të kapërcehen",- vijoi Ivanov.
TOPI-IVANOV: MARREDHENIET NE NJE STAD TE RI
Presidenti Topi ka theksuar se kjo vizitë i con në një stad më të lartë marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat do vazhdojnë të bashkëpunojnë që i gjithë rajoni të përfitojë nga perspektiva europiane.
Marrëdhëniet tona kanë ardhur cdo ditë duke u konsoliduar. Kemi pasur biseda të frytshme, për tema të karakterit politik, për marrëdhëniet mes dy vendeve, për prespektiven euroatlantike të dy vendeve tona. Jemi të bindur që vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë një bashkëpunim më të gjërë,- tha Presidenti Topi.
Në kuadër të thellimit të marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit, Presidenti Topi u shpreh se Shqipëria inkurajon dialogun e nisur mes Kosovës e Serbisë.
Shqipëria inkurajon bisedimet mes Kosovës e Serbisë gjithmonë nisur nga respektimi i integritetit të secilit vend. I shpreha presidentit Ivanov se Shqipëria nuk ka paragjykime për vendet e rajonit, pra dëshirojmë që marrëdhëniet tona të shtrihen në të gjitha vendet, përfshi këtu edhe Serbinë. Të gjejmë së bashku prespektivën europiane.(BalkanWeb)