E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ballkani, e kaluara e së cilit lidhet ngushtë me Pushtimin Osman, ndërsa gjithashtu edhe me qëndrimin e komuniteteve kompakte, të cilat kanë rrënjë turke dhe myslimane, gjithmonë e ka pasur interesin e Ankarasë.
Turqia kthehet drejt Ballkanit








- Kriza globale në Evropë i obligoi biznismenët turq të orientohen drejt tregjeve të Lindjes së Afërt dhe Afrikës, por vala e trazirave, e cila i kaploi Egjiptin, Tunizinë, Libinë krijuan rrezik për investimet turke, kështu që biznesmenët turq u drejtuan drejt Ballkanit, njoftuan mediat turke.

Ballkani, e kaluara e së cilit lidhet ngushtë me Pushtimin Osman, ndërsa gjithashtu edhe me qëndrimin e komuniteteve kompakte, të cilat kanë rrënjë turke dhe myslimane, gjithmonë e ka pasur interesin e Ankarasë.

Me ardhjen në pushtet të Partisë së Drejtësisë dhe zhvillimit dhe kryesisht duke iu falënderuar politikës për "zero probleme me fqinjët", strateg kryesor është ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu, Ballkani u bë objekt me vëmendje të jashtëzakonshme nga ana e Ankarasë dhe e biznes mjediseve turke.

Kjo politikë nuk gjen miratimin e disa vendeve ballkanike. Disa analistë serbë ashpër e kritikojnë Ankaranë se diplomacia turke bën politikë joosmanlike drejt Ballkanit. Zëvendëskryeministri turk Bulen Aranç para ca kohësh deklaroi se disa qarqe në Bullgari, si partia Ataka, e nxisin urrejtjen drejt Turqisë dhe turqëve.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, shtojnë mediat turke, me simpati shihet drejt Turqisë. Mediat theksojnë se në Maqedoni dhe në Bosnjë e Hercegovinë hapen institucione kulturore turke, shkolla, universitete dhe numri i tyre gjithnjë e më shumë është në rritje.

Në anketën, e zbatuar nga Qendra turke për analiza, pohohet se rreth 40 për qind e popullatës në vendet e Ballkanit Perëndimor e simpatizojnë Turqinë.

Publikuar: 17.03.2011 | 14:49
Lexuar: 378 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime