"Deri tani kanë aplikuar rreth 9.000 familje nga tërë shteti dhe pagesa për mbi 90 për qind prej tyre është bërë", tha Bajrami, duke potencuar se për ata që nuk i kanë marrë paratë për shkak të lëshimeve të bëra, do t'u kompensohet me pagesën e prillit.
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami sot e vizitoi Qendrën ndërkomunale për punë sociale Shkup, me qëllim që të informohet se si po zhvillohet pagesa e mjeteve për kompensim të kushtëzuar me para.
Kusht për marrjen e ndihmës së tillë, sipas minsitrit resor, është që familja të jetë shfrytëzues i ndihmës sociale ose të përhershme me para, të ketë fëmijë që viziton arsim të mesëm dhe fëmija të jetë i rregullt në mësim, që familja të shfrytëzojë benefit nga projekti. Familjet të cilat kanë fëmijë që posedojnë arim të mesëm do të marrin 1.000 denarë në muaj ose 12.000 shtesë në vit për një fëmijë.
Projekti filloi të implementohet dhe pagesa e parë është bërë këtë javë.
"Deri tani kanë aplikuar rreth 9.000 familje nga tërë shteti dhe pagesa për mbi 90 për qind prej tyre është bërë", tha Bajrami, duke potencuar se për ata që nuk i kanë marrë paratë për shkak të lëshimeve të bëra, do t'u kompensohet me pagesën e prillit.
I pyetur për pohimet e edukatoreve nga Karposhi dhe Kumanova, të cilat sot mbajnë grevë para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, se pëlqimet për vendime nuk janë ndarë barabartë dhe se janë favorizuar disa komuna, Bajrami tha se qëndrojnë pas marrëveshjes e vitit të kaluar se do të angazhohen për zgjidhje të përhershme të këtij problemi, i cili, siç tha, po zvarritet vite me radhë.
"Nuk besoj se janë favorizuar disa komuna. Për mua shumë simptomatik është periudha kur ata vendosin të protestojnë, mendojnë se tani para zgjedhjeve do të mund të përfitojnë pëlqime, por nuk do t'i nënshtrohem asnjë presioni", tha Bajrami, duke shtuar se mbetet në marrëveshjen e vitit të kaluar për 300 punësime në kopshte për fëmijë deri në vitin 2012.
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale përkujtoi se vitin e kaluar janë ndarë 100 pëlqime për punësim, se në procedurë është që këtë muaj të japin edhe 100 të tjera dhe vitin e ardhshëm do të ketë edhe 100 pëlqime për zgjidhjen e statusit të tyre.
Për favorizimin e disa komunave të caktuara, ai tha se komunat të cilat në të kaluarën nuk kanë pasur asnjë pëlqim, tani kanë fituar më shumë.
"Aludohet në komunën e Çairit, pasi për të janë ndarë 23 pëlqime, e cila më shumë se pesë vite nuk ka fituar asnjë pëlqim për punësim të edukatoreve", tha ministri Bajrami