Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani në fjalimin para të pranishmive tha se qëllimi themelor u realizua - në Maqedoni ka mjaft gjak para së gjitha duke iu falënderuar mijëra qytetarëve humanë dhe vetëdijes së tyre se çdo qese e dhuruar me gjak do të thotë jetë për ndonjë të sëmurë ose bashkëqytetar të lënduar.
Dhurimi vullnetar i gjakut paraqet shprehje të vlerave të larta etike, humanitare dhe morale, por në të njëjtën kohë edhe obligim qytetar dhe obligim i çdo njeriu, tha kryetari i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, Millço Trajkov në shënimin e 17 Marsit, Ditës së dhurimit të gjakut të RM-së dhe 66-vjetorit nga formimi i organizatës si pjesë e familjeve më të mëdha botërore, Federata e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Ai theksoi se gjaku i njeriut është ilaç, i cili mund vetëm me dhurim të sigurohet. Sigurimi i këtij ilaçi, potencoi Trajkov, është rezultat i humanitetit të madh dhe joegoizmit të qytetarëve të shtetit. Më 17 mars të vitit 1945 u mbajt Kuvendi themelues dhe formimi i Kryqit të Kuq të Maqedonisë.
Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani në fjalimin para të pranishmive tha se qëllimi themelor u realizua - në Maqedoni ka mjaft gjak para së gjitha duke iu falënderuar mijëra qytetarëve humanë dhe vetëdijes së tyre se çdo qese e dhuruar me gjak do të thotë jetë për ndonjë të sëmurë ose bashkëqytetar të lënduar.
"Janë plotësuar standardet për prodhimin e sasisë së mjaftueshme të gjakut dhe derivateve të gjakut, e në të njëjtën kohë garantohet siguria dhe përjashtohet rreziku nga transmetimi i sëmundjeve me rrugë të gjakut. Në realizimin e këtyre qëllimeve ka kontribuar transformimi i sistemit për transfuziologji dhe bashkimin e të gjitha fragmenteve në një institucion të vetëm kombëtar", tha Osmani.
Çdo vit, Ministria e Shëndetësisë, potencoi Osmani, ka përgatitur Program të posaçëm për organizimin dhe përparimin e dhurimit të gjakut në Maqedoni, përmes të cilit në mënyrë të vazhdueshme sigurohen mjete për përkrahje të aktiviteteve të Kryqit të Kuq. Vlera e përgjithshme e Programit për këtë vit është rritur për një milion denarë për dallim nga viti i kaluar.
"Arritëm t'i rrumbullaksojmë edhe aktivitetet për krijimin e sistemit të integruar për vendosjen e bazës për zhvillim të qëndrueshëm të transfuziologjisë në Maqedoni. Sistemi i deritanishëm i fragmentuar për transfuziologji nga fillimi i vitit për herë të parë u bashkua në një institucion kombëtar për mjekësi transfuzione, e organizuar në Institut, tre qendra rajonale dhe 19 shërbime", shtoi Osmani.
Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti theksoi se në vitin 2010 janë tubuar 56.846 njësi gjak, që është për 5,91 për qind më shumë se në krahasim me vitin 2009. Ai potencoi se për 10 për qind është rritur dhurimi i gjakut te popullata e re.
(mia)