E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ahmeti e siguroi ambasadoren Papadopolu se politika parimore e Bashkimi Demokratik për Integrim është në funksion të arritjes së një zgjidhje të pranueshme për te dyja palët dhe se çështja e zgjidhjes se emrit është me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë, për rrugëtimin e e saj drejt integrimeve evro-atlantike dhe forcimin e stabilitetit si në vend ashtu edhe rajon.
Ahmeti takohet me ambasadoren e Greqisė nė vendin tonė Alexandra Papadopoulou







Situata aktuale politike, kontestet dhe përparimet në drejtim të integrimeve euro-atlantike, marrëdhëniet ndëretnike dhe aspekte të tjera te jetës politike, ekonomike, sociale e kulturore ne vend ishin temat që kryetari i BDI-se Ali Ahmeti i zhvilloi sot në takimin me ambasadoren e Greqisë Alexandra Papadopoulou.

Ahmeti e siguroi ambasadoren Papadopolu se politika parimore e Bashkimi Demokratik për Integrim është në funksion të arritjes së një zgjidhje të pranueshme për te dyja palët dhe se çështja e zgjidhjes se emrit është me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë, për rrugëtimin e e saj drejt integrimeve evro-atlantike dhe forcimin e stabilitetit si në vend ashtu edhe rajon.

Ekselenca e saj ambasadorja Popadopulu, siç theksohet në njoftimin e BDI-së, theksoi rëndësinë e intensifikimit te bisedimeve rreth kontestit të dy vendeve fqinje me qëllim të tejkalimit të dallimeve dhe afrimit të vendit më afër familjes së madhe Evropiane, sigurisë dhe stabilitetit që ofron anëtarësimi në NATO dhe mirëqënies dhe stabilitetit ekonomik që nënkupton anëtarësimi në BE.

Bashkëbiseduesit theks të veçantë i dhanë ndërtimit të raporteve te fqinjësisë se mire, respektit të ndërsjelle, bashkëpunimit ekonomik e kulturor si dy vende fqinje

Publikuar: 17.03.2011 | 08:12
Lexuar: 417 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime