E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në konteskt të infrastrukturës është theksuar rëndësia e Korridorit 8 dhe nevoja për më shumë punë në atë plan. Për vendkalimin kufitar në Gollobërdë, Ivanovi tha se nga pala maqedonase obligimi ka përfunduar, ndërsa për vonesën nga ana e Shqipërisë, ku rruga nuk është asfaltuar 20 kilometra deri te kufiri, Topi informoi se çështja është vetëm teknike.
Ivanov-Topi: Marrėdhėnie tė mira fqinjėsore, bashkėpunim ekonomik dhe ndėrlidhje infrastrukturore







- Marrëdhëniet e mira politike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë duhet të përcillen edhe me bashkëpunim më intensiv në planin ekonomik, i cili tani për tani ngec.

Shfrytëzimi i potencialeve janë prioritetet e ardhshme, ndërsa parakusht për atë është infrastruktura e mirë që do të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, vlerësuan sot në Tiranë, presidentët e dy vendeve, Gjorge Ivanov dhe Bamir Topi.

Në konteskt të infrastrukturës është theksuar rëndësia e Korridorit 8 dhe nevoja për më shumë punë në atë plan. Për vendkalimin kufitar në Gollobërdë, Ivanovi tha se nga pala maqedonase obligimi ka përfunduar, ndërsa për vonesën nga ana e Shqipërisë, ku rruga nuk është asfaltuar 20 kilometra deri te kufiri, Topi informoi se çështja është vetëm teknike, njoftoi ATSH-ja.

Dy presidentët e kanë hapur edhe çështjen për minoritetet dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Topi tha se pakica maqedonase në Shqipëri konsiderohet e integruar dhe i gëzon të gjitha të drejtat sipas Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare dhe se vendi është pozitivisht i vlerësuar nga Këshilli i Evropës.

Në pyetjen e gazetarëve nëse në formularet e regjistrimit të ardhshëm do të ketë grafë për maqedonas, ai u përgjigj se operacionin statistik institucionet e bëjnë sipas standardeve evropiane.

"Populli shqiptar dhe institucionet janë tërësisht të kujdesshme në këtë proces dhe do t'i inkurajojnë njerëzit që të prononcohen lirisht. Nuk do të lejojmë asnjë ultranacionalist prej ngado qoftë që vjen ta deformojë këtë proces", tha Topi.

Ivanov theksoi se komunitetet e dy vendeve duhet të jenë urë lidhëse. Në fjalimin para Parlamentit, shefi i shtetit të Maqedonisë potencoi se përfitim i rëndësishëm nga regjistrimin, që këtë vit do ta kenë të dy vendet, është se kjo do të jetë mundësi e veçantë edhe për minoritetin nacional maqedonas në Shqipëri për herë të parë ta deklarojë përkatësinë e tij kombëtare, fetare dhe gjuhësore.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Topin, Ivanovi theksoi se Marrëveshja kornizë është shembull pozitiv për mbarë rajonin.

"Do të gëzohesha nëse parimet e Marrëveshjes së Ohrit respektohen në të gjitha vendet e rajonit tonë. Të gjithë pretendojmë drejt Evropës, por Evropën duhet ta krijojmë tek ne", tha Ivanovi, duke i porositur politikanët që të përballen në mënyrë evropiane e jo ballkanike.

Lidhur me avancimin e të drejtave të pakicave, Ivanovi e parashtroi çështjen që Lektorati për gjuhë maqedonase të shndërrohet në Katedër për gjuhë maqedonase në Universitetin e Tiranës.

Ivanovi dhe Topi i theksuan interesat e përbashkëta për integrimin në BE-në dhe NATO. Ivanovi i shprehu falenderime Shqipërisë, e cila është anëtare e Aleancës për angazhimet që edhe Maqedonia ta arrijë këtë qëllim. Për bashkëpunim dhe mbështetje të rrugës drejt BE-së, dy vendet sot nënshkruan edhe marrëveshje.

"Shqipëria nuk ka paragjykime për marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit", tha Topi në kontekst të raporteve Kosovë - Serbi dhe e përshëndeti nismën e Ivanovit për takime të presidentëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Presidenti Ivanov në ditën e parë zyrtare në Shqipëri, u takua edhe me kryeministrin Sali Berisha, ku gjithashtu u konstatuan marrëdhëniet e mira politike dhe nevoja për intensifikim të atyre ekonomike.

Në axhendën për sot është edhe takimi me Jozefina Topallin, kryetare e Parlamentit të Shqipërisë. Vizitën zyrtare në Shqipëri, presidenti Ivanov do ta përfundojë nesër.

Publikuar: 17.03.2011 | 08:50
Lexuar: 439 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime