E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndeshja ndaj Bjellorusisë në 26 mars në Tiranë, do të jetë e para ku do të nisë kjo mënyrë e re e blerjes së biletave nga tifozët shqiptarë. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, tha se kishte ardhur koha për ndryshim.
Modernizohet kombėtarja, biletat edhe nė internet









Gjergji Mima

- Biletat për ndeshjet e Kombëtares shqiptare të futbollit do të mund të blihen tashmë nga tifozët shqiptarë në internet.
-
Kjo është bërë e mundur në sajë të bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) me kompaninë e specializuar "Tissolution", bashkëpunim që është konkretizuar në faqen e internetit "blinibiletat.com".
-
Ndeshja ndaj Bjellorusisë në 26 mars në Tiranë, do të jetë e para ku do të nisë kjo mënyrë e re e blerjes së biletave nga tifozët shqiptarë. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, tha se kishte ardhur koha për ndryshim.
-
Përfaqësuesi i kompanisë që ofron shërbimin, Bashkim Shalla, thekson se "pasi hyn në faqe, duhet të regjistrohesh për të qenë përdorues me emër dhe fjalëkalim, duke plotësuar një formular të caktuar. Rruga që të çon deri tek bileta nuk është e vështirë, ndërsa tavani i lejuar është deri në 10 bileta për të shmangur spekullimet në tregun e zi.
-
- Më pas zgjedh biletën dhe pagesa bëhet me kartë krediti dhe debiti dhe bileta do të merret në një nga 4 pikat që parashikohen të jenë në Tiranë. Paratë transferohen nga llogaria vetëm në momentin kur bëhet tërheqja fizike e biletës nga blerësi. Përveç Tiranës, kompania ka parashikuar të hapë edhe një pikë shitjeje në Prishtinë për tifozët kuqezinj nga Kosova.
-
Ndërkaq, FSHF ka bërë me dije edhe çmimet e biletave për ndeshjen eliminatore të 26 marsit ndaj Bjellorusisë. Tribunat A dhe B do të kushtojnë 5 000 lekë, biletat në tribunën D2 janë vlerësuar me 1 000 lekë, ato në tribunat D1 e D3 zbresin në 700 lekë dhe për tribunat C dhe E, që janë prapa portave, çmimi do të jetë 200 lekë.

Publikuar: 17.03.2011 | 18:47
Lexuar: 510 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime