E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dy skuadra spanjolle (Barça dhe Real Madrid), tri angleze (Chelsea, Tottenham dhe Manchester United), nje italiane (Inter), nje gjermane (Schalke) dhe nje ukrainase (Shakhtar Donestk) jane tete ekipet e çerekfinaleve te Champions.
Shorti  i ligės sė kampionėve, rivalitet dhe emocione nė vazon e Nionit











Gjergji Mima

- Pasi është kompletuar tabloja e skuadrave të kualifikuara në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, tashmë të gjithë janë në pritje të të shortit të Nionit, që do të hidhet nesër në mesditë.

Të gjtiha sfidat janë të mundshme në shortin e hapur, ku 8 skuadrat do të jenë në të njëjtën vazo. Mund të ketë përballe nga skuadra të të njëjtit vend, ose nga ekipe që kanë qenë në të njëjtin grup.
Dy skuadra spanjolle (Barça dhe Real Madrid), tri angleze (Chelsea, Tottenham dhe Manchester United), nje italiane (Inter), nje gjermane (Schalke) dhe nje ukrainase (Shakhtar Donestk) jane tete ekipet e çerekfinaleve te Champions.

Rivalitet, ndeshje për hakmarrje, rikthime emocionuese gjjtihçka mund të jetë e mundur në këtë Ligë Kampionesh.

Njëri prej protagonistëve kryesorë të Ligës së Kampioneve, Jose Mourinho, nuk dëshiron të përsërisë eksperiencën e vitit të kaluar dhe shpreson të shmangë dy ish-ekpet e tij si Inter ashtu dhe Çelsi.

"Nuk është ende kohë për rikthime emocionuese", është shprehur ai.
Rikthime që mund të presin edhe një tjetër madrilen, Crisitano Ronaldon, i cili nëse nga shorti del çifit Real Madrid - Manchester United, do të duhet të rikthehet në "Old Traford" dhe të takojë njeriun që i tregoi rrugën drejt futbollit të madh, Sër Alex Ferguson. Një sfidë me njëmijë enigma dhe emocione, por që do të qe një spektakël për futbollin.

Spektakël që mund ta ofrojnë edhe sfida të tilla si Barcelona - Inter, me katalanasit që kërkojnë hakmarrje pas atij eleminimi të vitit të kaluar, apo sfida si Çelsi - Inter, ku Carlo Anceloti, pret me padurim të hakmerret ndaj zikaltërve, të cilët ka thënë se "nuk do t'i drejtojë kurrë" dhe ndaj ish-mikut të tij tek Milan, Leonardos.

Por, dy sfidat që më tepër se të gjitha do të dhuronin sektakël të garantuar janë dy derbi ai anglez dhe ai spanjoll, Manchester United - Çelsi dhe "El Clasico" e famshme spanjolle Real Madrid - Barcelona.
Gjithsesi, për të parë se si do të shkojë këtë vit Liga e Kampioneve duhet pritur short i Nionit, nga i cili të paktën do të dalë një ndeshje mes dy skuadrave gjigande të futbollit evropian. /a.ke/

Publikuar: 17.03.2011 | 11:44
Lexuar: 546 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime