E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Banka e Ohrit në vitin 2008 realizoi fitim neto prej 26.5 milionë denarëve (430 mijë euro) që mbetet fitim i mbajtur i pashpërndarë dhe nuk do të jetë i disponueshëm për pagesën e dividendës.
Banka e Ohrit publikoi fitim prej 26,5 milionė denarėve








Banka e Ohrit në vitin 2008 realizoi fitim neto prej 26.5 milionë denarëve (430 mijë euro) që mbetet fitim i mbajtur i pashpërndarë dhe nuk do të jetë i disponueshëm për pagesën e dividendës.

Kjo sot është konstatuar në Kuvendin vjetor të aksionerëve të bankës, e cila është pjesë e Societe Generale Group.

Me këtë rast është konstatuar se Banka e Ohrit në vitin 2008 i ka rritur të ardhurat e përgjithshme për 95,3 për qind, ndërsa të ardhurat bankare neto janë rritur për 40 për qind.

Banka mbajti shkallë të lartë të përkatësisë së kapitalit prej 15 për qind, përderisa shuma e bilancit shënoi rritje prej 14,5 për qind, gjë që e radhitë në vendin e katërt në sektorin bankar në vend, thuhet në kumtesën.

Banka e Ohrit dyfishoi rrjetin afarist në 26 ekspozitura dhe rriti numrin e të punësuarve në 328, gjegjësisht krijoi 100 vende të reja të punës në vitin 2008.

Publikuar: 30.04.2009 | 19:22
Lexuar: 661 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime