Rezolutën 1973 para Këshillit e elaboroi ministri francez i Punëve të Jashtme Alen Zhipe, i cili theksoi se qëllimi i saj është ta mbrojë popullatën civile të Libisë nga sulmet "vdekjeprurëse" të forcave të Gadafit.
Këshilli i Sigurimit i KB-së aprovoi rezolutë me të cilën vendoset zonë e fluturimeve të ndaluara mbi Libinë dhe miraton përdorimin e "të gjitha masave të nevojshme" që të mbrohen civilët nga sulmet e forcave të Moamer Gadafit.
Në seancën e Këshillit për rezolutën votuan 10 anëtare, pesë abstenuan, ndërsa askush nuk u prononcua kundër. Për aprovimin e rezolutës kanë qenë të nevojshme nëntë vota, ndërsa gjithashtu asnjë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të mos jetë kundër. Në mesin e atyre të cilat votuan "për" rezolutën ishin SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca, ndërsa ato që abstenuan ishin Rusia, Kina dhe Gjermania.
Rezolutën 1973 para Këshillit e elaboroi ministri francez i Punëve të Jashtme Alen Zhipe, i cili theksoi se qëllimi i saj është ta mbrojë popullatën civile të Libisë nga sulmet "vdekjeprurëse" të forcave të Gadafit.
Në tekst, shteteve anëtare u jepet autorizim "t'i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të mbrohen civilët dhe vendet e banuara nga kanosjet me sulme të ushtrisë libianë, duke e përfshirë edhe Bengazin, ndërsa të përjashtohen forca të huaja okupuese në cilëndo formë e në cilën do pjesë të territorit libian".
Krahas kësaj, me rezolutën e re përforcohet embargoja e vendosur për armë dhe zgjerimi i vendimit për ngrirjen e mjeteve dhe ndalesave për udhëtime të njerëzve udhëheqës nga regjimi në Tripoli.
"Mbeti pak kohë. Kjo është çështje ditësh, ndoshta dhe orësh", deklaroi Zhipe, i cili shtoi se me rezolutën do të mundësohet të mbretërojë demokracia.
Ai paralajmëroi se Franca, nëse miratohet rezoluta, do të mbështesë intervenimin ushtarak kundër forcave të Gadafit në afat prej disa orëve.
Rezoluta u propozua bashkërisht nga Franca, Britania e Madhe dhe Libani, i cili e bëri atë në emër të Lidhjes arabe.
Pritet në aksionin ushtarak të marrin pjesë edhe disa vende arabe