E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kumtesën e përbashkët të kryetarit të Këshillit Evropian, Herman van Rompuj dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton theksohet se BE-ja tërësisht e mbështet "kërkesën e KB-së për ndërprerjen e dhunës dhe të gjitha sulmeve mbi civilët".
BE e pėrshėndeti rezolutėn e KS-sė sė KB-sė kundėr Gadafit











Bashkimi Evropian e përshëndeti aprovimin e rezolutës 1973 të Këshillit të Sigurimit të KB-së për vendosjen e zonës së fluturimeve të ndaluara mbi Libi dhe kumtoi se është i gatshëm ta implementojë.

Në kumtesën e përbashkët të kryetarit të Këshillit Evropian, Herman van Rompuj dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton theksohet se BE-ja tërësisht e mbështet "kërkesën e KB-së për ndërprerjen e dhunës dhe të gjitha sulmeve mbi civilët".

Përfaqësuesit zyrtarë të BE-së shprehën brengë për shkak të situatës në të cilën ndodhet populli libian, duke shtuar se "duhet të mbrohet siguria e qytetarëve në çdo mënyrë të mundshme".

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme mbrëmë kumtoi se ky vend nuk do të marrë pjesë në intervenimin eventual ushtarak në Libi, duke theksuar se sheh "rrezik të konsiderueshëm" në rezolutën e cila është aprovuar nga Këshilli i Sigurimit.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku theksoi se Këshilli i Aleancës sot urgjentisht do të takohet që ta shqyrtojë zbatimin e vendimit për vendosjen e zonës së fluturimeve të ndaluara mbi Libinë.

Franca do të marrë pjesë në operacionet ushtarake kundër Gadafit

Franca do të marrë pjesë në operacionet ushtarake kundër forcave të Moamer Gadafit, të cilët legalisht janë të mundshme pasi që Këshilli i Sigurimit i KB-së e miratoi rezolutën për Libinë, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Parisi.

Vërtetimin e angazhimit ushtarak të Francës kundër forcave të Gadafit e dha sot zëdhënësi i Qeverisë franceze Fransoa Baruan. Në intervistën për radion private franceze RTL, Baruan theksoi se ky aksion ushtarak nuk do të ketë për qëllim ta okupojë Libinë, por t'i ndihmojë lëvizjes kundër regjimit të Gadafit.

"Francezët ishin në radhët e para të kërkesës për vendosje të zonës për fluturime të ndaluara mbi Libi dhe është e natyrshme që ata të jenë të kyçur në intervenimin ushtarak. Ajo është intervenim ushtarak, e cila kujtohem nuk ka për qëllim ta okupojë territorin libian, por bëhet fjalë për dispozitiv ushtarak i cili ka për qëllim ta mbrojë popullin libian", deklaroi Baruan.

Norvegjia do të marrë pjesë në aksion ushtarak kundër Libisë

Norvegjia paralajmëroi se do të marrë pjesë në aksionin ushtarak kundër forcave të liderit libian Moamer Gadafi në Libi, njofton korrespondenti i MIA-s.

"Do të japim kontribut në operacion, por është herët të thuhet se në çfarë mënyre", tha ministrja norvegjeze e Mbrojtjes, Grete Faremo.

Përmenden resurse ushtarake ajrore të tipit të aeroplanëve gjuajtës F-16. "Kjo është njëra nga mundësitë. Aktuale janë edhe aktivitetet humanitare, për të cilat do të nevojiten aeroplanë transportues", thotë Grete Faremo për gazetën norvegjeze "Verdens gang".

Publikuar: 18.03.2011 | 15:48
Lexuar: 284 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime