Marrëveshja për bashkëpunim akademik ndërmjet dy universiteteve u firmos nga Rektori i USHT-së Prof. Dr. Agron Reka dhe Prof. Dr. Blagoja Samakovski,
Me nënshkrimin e marrëveshjes me Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë Informative Sv. Apostol Pavle nga Ohëri Universiteti Shtetëror i Tetovës shtrin bashkëpunimin edhe me shkencat e teknologjisë informatike.
Marrëveshja për bashkëpunim akademik ndërmjet dy universiteteve u firmos nga Rektori i USHT-së Prof. Dr. Agron Reka dhe Prof. Dr. Blagoja Samakovski,
Rektor i Universitetit të Shkencave dhe Teknologjisë Informative Sv. Apostol Pavle nga qyteti i Ohërit.
Rektori i USHT-së Prof.Dr. Agron Reka i shoqëruar edhe nga Prorektori për arsim Prof.Dr.Ismail Ahmedi, Prorektori për shkencë Prof.Dr.Reshat Qaili, Prorektori për financa Prof.Dr Serafim Tomovski dhe Shefja e Zyrës për marrëdhënie me jashtë, Valdrina Fetai në një prononcim për media tha se bazuar në marrëveshjen në fjalë dy Universitet do të bëjnë kryerjen e hetimeve të bashkëpunimit për problemet shkencore dhe kërkimore, do të realizojnë konferenca ndërkombëtare shkencore dhe seminare.
Në të ardhmen institucionet nëshkruese do të marin pjesë në programe dhe projekte evropiane dhe ndërkombëtare, të mbështetura financiarisht nga organizatat ndërkombëtare.
Po ashtu dy drejtuesit e Universiteteve theksuan nevojën e ndërrimit të përvojës dhe arritjeve në fushën e hetimeve kërkimore dhe problemeve në arsim, publikimin e studimeve shkencore në revistat e institucioneve përkatëse,shkëmbimin e literaturës shkencore në mes të bibliotekave me theks të veçantë shkëmbimin e profesorëve dhe të studentëve dhe pjesëmarrje aktive në konferencat shkencore, seminare, simpoziume, mbajtjen e ligjëratave, si dhe ndarjen e përvojës akademike, materialeve metodologjike dhe diskutime të përbashkëta për problemet bashkëkohore shkencore dhe arsimore.