E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të hënën (14.3.) banka Credit Suisse e llogariti në 130 miliardë euro dëmin e shkaktuar deri tani në Japoni. E megjithatë, kursi i monedhës japoneze jen vazhdon të rritet. Të enjten (17.3.) ai arriti vlerën e tij më të lartë që prej Luftës së Dytë Botërore.
G-7 frenon rritjen e kursit tė jenit
Japonia kërcënohet nga katastrofa bërthamore. Megjithatë kursi i jenit po arrin nivele rekord. Që sipërmarrjet japoneze të mos dëmtohen edhe më tej, ndërhyri G-7.

Ende është e paqartë së në ç'masë avaria e rëndë në centralin bërthamor Fukushima do të dëmtojë njerëzit dhe ekonominë e Japonisë. E qartë është se tërmeti dhe cunami kanë shkaktuar tashmë dëme të pallogaritshme. Janë shkatërruar pjesë të mëdhë të infrastrukturës, portet janë shkretuar, qytetet janë bërë rrafsh me tokën.

Të hënën (14.3.) banka Credit Suisse e llogariti në 130 miliardë euro dëmin e shkaktuar deri tani në Japoni. E megjithatë, kursi i monedhës japoneze jen vazhdon të rritet. Të enjten (17.3.) ai arriti vlerën e tij më të lartë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Por ky zhvillimin nuk është aq i palogjikshëm sa duket në vështrim të parë. Pas tërmetit të rëndë në Kobe në 1995, vlera e jenit u rrit gjithashtu shumë. Ashtu si atëherë edhe tani forcimi i jenit shpjegohet me kërkesën më të lartë për monedhën japoneze. Koncernet e mëdha japoneze të sigurimeve kanë depozita të mëdha në dollarë. Për të pasur tani mjete të mjaftueshme financiare për zhdëmtimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami, ata janë të detyruar të shesin një pjesë të depozitave në dollarë. Edhe sipërmarrjet dhe investuesit do të tërheqin paratë e investuara jashtë, për të siguruar sasi të mjaftueshme jeni për rindërtimin e vendit.

Nëse këto shitje do të ndodhin vërtet apo nëse kursi i jenit po rritet artificialisht nga spekuluesit, nuk është ende e qartë dhe ekspertët nuk janë të një mendje. Eksperti i valutës Derek Halpenny nga Banka e Tokios thotë se ecuria e kursit të jenit është krejtësisht anormale. Të tjerë ekspertë flasin për sinjale se japonezët po reduktojnë depozitat e tyre valutore jashtë vendit.

Eksperti i valutave Christian Dreger nga Instituti gjerman për Studime Ekonomike në Berlin, mendon se bëhet fjalë vetëm për një mbivlerësim të përkohshëm të jenit kundrejt dollarit dhe euros. Nëse shihet kursi në periudhë afatgjatë, jeni është i fortë pasi në plan ndërkombëtar shihet si valutë e sigurtë. Kjo nuk ka të bëjë edhe aq me forcën e ekonomisë japponeze se sa me dobësinë e konkurrencës. Euro është tani e dobësuar për shkak të krizës së pazgjidhur të borxheve, ndërsa dollari vuan nga politika ekspansive e Bankës Qendrore Federale në SHBA.

Mallrat japoneze bëhen më të shtrenjta nga kursi i lartë i jenit.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Mallrat japoneze bëhen më të shtrenjta nga kursi i lartë i jenit. Jeni i fortë rëndon ekonominë japoneze

Por pavarësisht nga arsyet, një jen i fortë është problem për Japoninë. Trysnia mbi ekonominë e goditur rëndë shtohet edhe më tej. Vendi është shumë i varur nga eksportet. Edhe vetë kompani si Toyota të cilat kanë prodhim të fortë në SHBA, vuajnë nga shtrenjtimi i produkteve të tyre si rezultat i rritjes së kursit të jenit. G-7 ka vendosur tani të ndërhyjë në tregjet financiare për të ndikuar në kursin e jenit.

G-7 frenon mbiçmimin e jenit

Të enjten në mbrëmje ministrat e financave dhe shefat e bankave qendrore të G-7, vendosën në një konferencë me telefon, që të veprojnë bashkarisht kundër rritjes së fortë të kursit të jenit. Japonia, SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Banka Qendrore Evropiane ndërhynë me shitje të koordinuara të valutës japoneze dhe blerje të dollarit. Ndërhyrja pati sukses, pasi përkohësisht rritja e kursit të jenit ndaloi. Është kjo hera e parë që prej më shumë se 10 vjetësh që ekonomitë kryesore të globit, ndërhyjnë bashkarisht në tregun monetar. Herën e fundit patën ndërhyrë për të ndaluar rënien e kursit të euros.

Publikuar: 18.03.2011 | 21:40
Lexuar: 512 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime