Mënyrë e mirë për të menduar është që të shqyrtohen komponentet e ndryshme. Kryesoret janë shkëmbimi tregtar, financat, veprimtaria sipërmarrëse, krahu i punës dhe shërbimet publike, andaj Maqedonia duhet të rishqyrtoj se cilat nga këto komponente do ti mbajë dhe nuk do ti ndryshoj, ndërsa cilat do ti ndryshoj, tha Indermit Gill, ekonomist kryesor i BB.
Ngjarjet në Japoni që janë në rrugë për ta shembur ekonominë e atjeshme, nuk do të shkaktojnë krizë të re ekonomike botërore, shpreson ekonomisti i parë i Bankës Botërore, Indermit Gill. Këtë optimizëm e ndan edhe nikoqiri i tij maqedonas, ministri i Financave Zoran Stavrevski. Gill vlerësoi se tani për tani qeveria japoneze po përballet mirë me problemet dhe se Japonia për momentin ka krizë njerëzore e jo ekonomike.
Mënyrë e mirë për të menduar është që të shqyrtohen komponentet e ndryshme. Kryesoret janë shkëmbimi tregtar, financat, veprimtaria sipërmarrëse, krahu i punës dhe shërbimet publike, andaj Maqedonia duhet të rishqyrtoj se cilat nga këto komponente do ti mbajë dhe nuk do ti ndryshoj, ndërsa cilat do ti ndryshoj, tha Indermit Gill, ekonomist kryesor i BB.
Sipas bankierëve takimet e tilla ishin të mirëseardhura pasi rritja ekonomike erdhi nga sektori privat dhe se fleksibiliteti i tregut, i fuqisë punëtore si dhe qasja deri te kreditë, që janë faktor i rëndësishëm i rritjes ekonomike.
Bankat disponojnë mjete. Ajo që duhet ta bëjmë me sektorin real por edhe me bartësit e politikave ekonomike është që ti zvogëlojmë rreziqet dhe të kemi projekte fitimprurëse dhe të qëndrueshme, përkatësisht që projektet në Maqedoni të jenë konkurrente me projektet nga rajoni dhe me këtë të ketë qasje të re në treg, tha Gligor Bishev, Banka Ekonomike.
Për dallim nga bankierët, biznesmenët thonë se qeveria e tashme nuk bëri sa duhet për ekonominë. E porosisin atë ose cilën do qeveri që do të vijë se pas zgjedhjeve duhet seriozisht të filloj ta gjallëroj ekonominë sepse vetëm kjo mund të na fut në Evropë.
Ne edhe tani po të hyjmë në Evropë, për shkak të mos- konkurrencës, gjysma e firmave do të falemintojnë. Ekonomia është ajo që duhet të na çoj në Evropë, tha Zllatko Kalenikov, biznesmen.
Sipas ministrit të financave Zoran Stavrevski, qeveria do të investoj në fuqinë më cilësore të punës dhe në produktet më konkurrente dhe në këtë mënyrë duhet të arrihet rritja më e madhe ekonomike.