Liria e mediave në suaza botërore bie tashmë për të shtatin vit me radhë dhe atë me përkeqësim i cili për herë të parë është shënuar në të gjithë rajonet, theksohet në Raportin e Fridom Haus-it.
Maqedonia e ndan vendin e 98-të për lirinë e mediave me Bosnjë e Hercegovinën, theksohet në Raportin për vitin 2008 të organizatës joqeveritare Fridom Haus me seli në Uashington, e cila për lirinë e shtypit në këto dy vende ballkanike dha notë 47. Mediat në Maqedoni akoma vlerësohen "pjesërisht të lira".
Liria e mediave në suaza botërore bie tashmë për të shtatin vit me radhë dhe atë me përkeqësim i cili për herë të parë është shënuar në të gjithë rajonet, theksohet në Raportin e Fridom Haus-it. Mospërparimi nuk është tashmë i përjashtuar lidhur me shtetet autoritare, me Izraelin, Italinë dhe Hong-Kongun, të cilat nga kategoria "të lira" kaluan në kategorinë "pjesërisht të lira".
Në raport vlerësohet se territori i Evropës së Mesme dhe Lindore dhe Bashkimi Sovjetik ka pësuar rënie më të madhe në lirinë mediale nga cili do qoftë media tjetër, me vrasje të gazetarëve në Bullgari dhe Kroaci, me sulme të gazetarëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, theksohet në raport.
Situata në Rusi është përkeqësuar për shkak të sistemit legjislativ i cili nuk i mbron gazetarët nga sulmet, si edhe me kanosje të shpeshtë të pavarësisë së mediave nga ato të cilët i mbajnë shkrimet.
Në këtë rajon tetë vende janë vendosur në kategorinë "të lira", 10 vende në "pjesërisht të lira" dhe 10 në "jo të lira", ku janë regjistruar të gjitha ish-republikat ruse, me përjashtim të tre vendeve baltike. Bjellorusia, Uzbekistani dhe Turkmenistani janë mes 10 vendeve më keq të ranguara.
Kroacia është në vendin e 81-të me notë 38 në kategorinë "media pjesërisht të lira". Në kategorinë e njëjtë janë Bullgaria në vendin e 76 me notë 36, Mali i Zi në të 78-tin me notë 37, Serbia në vendin e 83-të me notë 39, Shqipëria në vendin 101-të me notë 50.
Mes vendeve me status më të keq janë Bjellorusia, Kina, Kuba, Guineja Ekuatoriale, Eritreja, Irani, Laosi, Libia, Mianmari, territori i Palestinës, Ruanda, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Zimbabueja. Në vendin e fundit të 195-të është Koreja Veriore me notë 98.
Evropa Perëndimore, respektivisht vendet skandinave janë në krye sipas lirisë së mediave. E para është Islanda e cila ka notë nëntë, ndërsa pason Finlanda dhe Norvegjia me 10, më pas Danimarka dhe Suedia me notë 11. SHBA-ja e ndan vendin e 24-t me Çekinë dhe Lituaninë me notë 18.
Raporti i Fridom Haus-it, që është publikuar pas shënimit të nesërm të Ditës botërore të lirisë së mediave, nuk përmban raporte të ndara për vendet, të cilat do të publikohen plotësisht gjatë qershorit.