E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Profesoresha e Teologjisë në Universitetin Exeter, sqaron se studimi i saj bazohet në tekstet e vjetra, amuletet dhe figurat e vjetra të gjetura nën rrënojat e qytetet arkeologjik Ugarita në Sirinë e sotshme.
Pėrfundimisht zbulohet e vėrteta - Juzu Krishti ka qenė i martuar









Juzi Krishti ka qenë i martuar. Gruaja e tij është quajtur Ashera. Kështu pohon Francesca Stavrakopoulo, profesorësh dhe udhëheqëse e Katedrës së Teologjisë në Universitetin Exeter, transmeton Discovery Channel.

Teorisë së profesoreshës Francesca i ka paraprirë edhe hulumtimi i Raphael Patai, i cili publikoi në vitin 1967 studimin e tij në lidhje më këtë temë dhe sipas tij, në Librat e Mbretërive, izraelitët e lashtë, përveç Jehovain kanë adhuruar edhe Ashirën dhe atë, as më shumë e as më pak, por të dyja bashkë në një tempull në Izrail.

“Ndoshta i dini Jehovai, Allahu ose Zoti. E hebraikët, mysliamanët dhe të krishterët pajtohen në një gjë: ai është një, i vetëm, figurë e vetme, krijues i vetëm i gjithçakjes … ose vetëm do të donim të ishte kështu. Pas disa vjetëve studimi të historisë dhe të relgjionit të Izrealit, kam ardhur në përfundim, për shumëkë të pakëndshëm, se Zoti ka pasur bashkëshorte”, shkruan Françeska Stavrakopolu.

Stavrakopolu pohimin e vet e bazon në tekstet, figurat dhe hajmalitë e gërmuara kryesisht në qytetin antik Ugarit, i cili gjendet në territorin e Sirisë. Të gjtiha artefaktet dëshmojnë se Ashera ka qenë perëndeshë e fuqishme e plleshëmrsië.

Lidhjet e saj me Zotin, Jehovain, përmenden edhe në Bibël dhe në shkrimet nga shekulli 8 para epokës së re të gjetur në një kënatari në Shkretëtirën e Sinait

“Mbishhkrimi në të vërtet është vajtim për bekimin dërguar “Jehovait dhe bashkëshortes së tij Ashera". Kjo është dëshmi se Jehovai dhe Ashera kanë qenë çift hyjnor. Po ashtu është me rëndësi të dihet që në Bibël, në Librin e Mbretërve, thuhet se Ashera ka qenë e adhuruar në Tempullin e Jehovait në Jerusalem. Aty shkruan se shtatorja e Asheras është në tempull dhe se gratë i kanë bërë rroba rituale , thotë Stavrakopolu.

Publikuar: 19.03.2011 | 09:26
Lexuar: 809 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime