E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky park do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët do të mund që të ulen dhe të pushojnë, kurse fëmijët në këtë park do të kenë mundësi që të zbaviten dhe të argëtohen.
Gostivari edhe me njė park pėr pushim dhe zbavitje


Ndërmarrja Publike “Gostivar”, përveç që është duke bërë rregullimin e rrugëve të dëmtuara, shtrimin e rrugëve me asfalt dhe pllaka bekatoni, ndriçimin e rrugëve, kanalizime dhe shumë punë të tjera të cilët bëhen në të mirë të qytetarëve të Gostivarit, ajo ka ndarë 350. 000 mijë denar për vendosjen e 11 ulëseve, tre shtëpizave, tre rrëshqitësve dhe dy shilarësve në parkun afër Bulevardit “Goce Dellçev”. Ky park do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët do të mund që të ulen dhe të pushojnë, kurse fëmijët në këtë park do të kenë mundësi që të zbaviten dhe të argëtohen.

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për pastrimin e deponive të egra në Komunën e Gostivarit, në rrugën për në fshatin Simnicë, është bërë pastrimi i mbeturinave të cilët janë hedhur nga persona të pandërgjegjshëm.

Në pastrimin e deponisë së egër kanë marrë pjesë dy ndërmarrjet Magnum Trans dhe A.N të cilat përveç pastrimit të mbeturinave, kanë bërë nivelimin dhe mbushjen me tokë të vendit ku janë pastruar mbeturinat. Nga Inspektorati komunal i Komunës së Gostivarit, u bëjnë thirrjen të gjithëve qytetarëve, që të jenë të kujdesshëm gjatë hedhjes së mbeturinave dhe të mos shkarkohen kudo sepse të njëjtat mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme dhe bëjnë ndotjen e ambientit jetësor. Personat të cilët do të takohen duke i hedhur mbeturinat në vende të pa lejuara do të dënohen në bazë të ligjit të ri për Pastërti Publike, i cili hyri në fuqi nga 22 shtatori i këtij viti.

Publikuar: 13.10.2008 | 17:10
Lexuar: 968 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime