E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nëse duan të qëllojnë Muamar Gedafin duhet të na qëllojnë të gjithëve”, tha për mediat ndërkombëtare e veja e një ushtari të rënë në luftime, e cila tani duhet të rrisë e vetem 6 fëmijët e saj.
Ja ku fshihet Gadafi - zbulohet bunkeri






Në një kohë kur mbi Libi kanë nisur të bien bomba dhe raketa, zbulohet edhe bunkeri i liderit libian, Muamar Gedafi.

Një grup gazetarësh të huaj janë lejuar të vizitojnë vendstrehimin e tij, duke zbuluar një grup të madh kazermash betoni.

“Një labirint i vërtetë kazermash prej betoni, muresh të fortifikuar dhe tela me gjemba, të krijuar për të sprapsur cdo grusht të mundshëm ushtarak”, e përshkruan Neë York Times.

Por koloneli ka edhe një mbrojtje tjetër. Qindra mbështetës të tij, shumica gra dhe fëmijë janë ofruar të kthehen në mburoja njerëzore për liderin e tyre. Një pjesë janë familjarë të forcave të Gedafit të cilët thonë se do ta mbrojnë kolonelin me trupat e tyre në rast bombardimit të kompleksit.

“Nëse duan të qëllojnë Muamar Gedafin duhet të na qëllojnë të gjithëve”, tha për mediat ndërkombëtare e veja e një ushtari të rënë në luftime, e cila tani duhet të rrisë e vetem 6 fëmijët e saj.

Megjithatë, shumë raporte nga pjesë të ndryshme të vendit, sidomos nga zonat e kontrolluara nga rebelët, flasin për entuziazmin e banorëve në momentin e nisjes së bombardimeve.

Në Uashington qindra protestues u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër ndërhyrjes ushtarake në Libi dhe kundër konflikteve në Irak dhe Afganistan.

Grupi “Veteranët e Paqes”, mendojnë se Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë shuma marramendëse në fushatat e tyre ushtarake dhe duke shfrytëzuar 8 vjetorin e pushtimit të Irakut, kërkuan tërheqjen e menjëhershme të SHBA-së nga ky vend.

Publikuar: 20.03.2011 | 17:55
Lexuar: 669 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime