E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë me gjatësi 31 km janë ndërtuar mbi 50 biznese të mëdha. Këtë fat do ta kenë edhe banorët e rrethit të Tepelenenës", shton Duri, ndërsa thekson se ndërtimi i aksit rrugor erdhi edhe si pasojë e rritjes së ndjeshme e trafikut kohëve të fundit.
Rruga Levan-Tepelenė, njė mundėsi e artė pėr zhvillimin ekonomik nė jug tė vendit







Reportazh

Telnis Skuqi


- Para tre vitesh, Ergys Sina nga Krahësi, rreth 25 km larg Tepelenës më tha se kishte ndërmend të shpërngulej drejt Tiranës me justifikimin e mungesës së infrastrukturës rrugore në fshat. Sot, ai ka ndërruar mendjen, kërkon të ndërtojë një biznes të vogël dhe pret me padurim përfundimin e rrugës se re Levan-Tepelenë, me gjatësi 70 km, pjesë e korridorit veri-jug.

- "Jetë e vështirë", thotë me humor Ergysi, ndërsa nënvizon se "falë rrugës së re tashmë kam vendosur të ndërtoj një lokal, rreth 30 metra larg rrugës së re". Sespe gjykon që përmirësimi i infrastrukturës rrugore natyrshëm sjell zhvillim ekonomik, perspektivën për të rritur standardin e jetesës dhe çel vende pune.

- "Më kujtohet që tre vjet më parë kisha tjetër mendim", pohon Ergysi që shton se ndërtimi i rrugës së re ka dhjetëfishuar çmimin e tokës bujqësore dhe ka shtuar interesin e investitorëve.

- "Në kohen e "depresionit" tentova disa herë t'a shes tokën bujqësore, po askush nuk e bleu. Tashmë e kërkojnë me çmime të majme", thotë ai.

- Valbona Duri, pedagogia e gjeografisë humane pranë Universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës, e vlerëson projektin prej 70 milionë euro, financim i Bankës Europiane te Investimeve (BEI) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si një mundësi të artë për banorët që jetojnë në zonat rurale.

- "Përveç përfitimeve direkte në shkëmbimin tranzit të mallrave drejt qëndrave të banuara në jug e më tej drejt Greqisë dhe anasjelltas, rruga e re do të sjellë lidhje më të mirë me zonën dhe pjesën tjetër të vendit", shprehet Duri. Sipas saj, ndërtimi i kësaj rruge do të lejojë banorët e fshatrave të vogla që të kenë të gjitha lehtësirat për akses të shpejtë në qendrat e zhvilluara, por dhe do të gjallërojë ekonominë lokale e bizneset e vogla përgjatë rrugës.
Rruga Levan-Tepelenë, një mundësi e artë për zhvillimin ekonomik në jug të vendit

- "Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë me gjatësi 31 km janë ndërtuar mbi 50 biznese të mëdha. Këtë fat do ta kenë edhe banorët e rrethit të Tepelenenës", shton Duri, ndërsa thekson se ndërtimi i aksit rrugor erdhi edhe si pasojë e rritjes së ndjeshme e trafikut kohëve të fundit.

- Burime zyrtare nga kompania greke "AEGEK", që ndërton lotin e dytë të rrugës Krahës-Tepelenë me gjatësi 32.5 km, shprehen se verën e ardhshme parashikohet përfundimi i këtij aksi rrugor, tepër i vështirë për t'u realizuar për shkak të relievit kodrinor.

- "Segmenti rrugor Levan-Tepelenë është i ndarë në dy lote, Levan-Damës me gjatësi 37.5 km me vlerë 39.1 milion euro dhe loti i dytë, Damës-Tepelenë me gjatësi 32.5 km dhe vlerë 28.6 milion euro", shprehet një specialist i kompanisë "AEGEK", që tregon se gjerësia e asfaltuar e rrugës do të jetë 10.5 metra, me dy kalime, sipas standardeve europiane të rrugës kombëtare.

- Sipas tij, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë parashikohet të ndërtohen mbi 30 vepra arti të vogla, prejt të cilave katër ura me gjatësi mbi 50 metra dhe lartësi mbi 70 metra.

- "Automjetet mund të lëvizin me shpejtësi nga 80 deri në 110 km në orë, ndërsa punimet do të përfundojnë plotësisht verën e ardhshme", shprehet specialisti, ndërsa thekson se aktualisht, trafiku ekzistues në jug të vendit është 3500 automjete në ditë, nga 6000 mjete që parashikohet të arrihet në vitin 2015.

Publikuar: 21.03.2011 | 14:53
Lexuar: 1409 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime