E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministrat Hoxhaj dhe Çeku rane dakord që të themelojnë një grup për harmonizimin e punëve të dy ministrive. "Me punë të përditshme, ne duhet të synojmë anëtarësimin sa më të shpejt të Republikës së Kosovës në Partneritetin për Paqe", tha Hoxhaj.
Kosova me plan drejt NATO-s








B.Jashari

-Një plan i Kosovës drejt NATO-s është paralajmëruar sot në një takim të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.

Në takim u bisedua për intensifikimin e punëve të dy ministrive në integrimin e Kosovës në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtarë dhe rajonalë në fushën e sigurisë. Një grup pune është ngritur për hartimin e një plani të përbashkët të veprimit për të përshpejtuar integrimin e Kosovës në këto nisma, bën të ditur zyra e shtypit e MPJ.

Ministri Hoxhaj siguroi se Ministria e Punëve të Jashtme do të angazhohet maksimalisht për integrimin e Kosovës në NATO dhe iniciativa tjera të sigurisë. "Ne do të jemi në shërbimin tuaj për çdo nismë, për çdo reformë, për çdo aktivitet të Ministrisë që ju e drejtoni. Ne po ashtu do të bëjmë përpjekje të përditshme për të qenë pjesë e strukturave euroatlantike", tha ai.

Ministrat Hoxhaj dhe Çeku rane dakord që të themelojnë një grup për harmonizimin e punëve të dy ministrive. "Me punë të përditshme, ne duhet të synojmë anëtarësimin sa më të shpejt të Republikës së Kosovës në Partneritetin për Paqe", tha Hoxhaj.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, tha se "Jemi të interesuar që të jemi pjesë e çdo nisme rajonale dhe ndërkombëtare për siguri, derisa qëllimi kryesor mbetet anëtarësimi në NATO".

Ai shtroi nevojën e harmonizimit të veprimeve të të dy ministrive, në theks të veçantë, në hartimin e një platforme për sigurinë kombëtare. Dy ministrat premtuan të kenë takime të rregullta mes dy ministrive për të përmbushur objektivat që do të dalin nga plani i veprimit, që pritet të përfundojë në fillim të muajit prill.

Publikuar: 21.03.2011 | 15:19
Lexuar: 266 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime