Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami sot në një takim të përbashkët me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Ilirijan Çavolli
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami sot në një takim të përbashkët me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Ilirijan Çavolli, janë dakorduar për inicimin e procedurës për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune dhe për marrëveshje të re me Sindikatën me anë të së cilës do tu mundësohet personave që punojnë më shumë se dy vjet në kohë të caktuar nëpër shkolla, kopshte publike dhe në institucione të kulturës që të pajisen me punësime të përhershme.
Sipas ligjit aktual, transformimi i marrëdhënies së punës nga afati i caktuar në afat të pacaktuar vlen për 5 vjet stazh, dhe të tillë në dy vitet e kaluara kishte më shumë se 4.000. Para se të intervenohet në ligj, propozimi ligji fillimisht duhet ta shqyrtojë Këshilli Ekonomik-Social. Me këtë rast ministri Bajrami ka theksuar se mbledhja e Këshillit Ekonomik-Social do të konvokohet për këtë javë apo për javën tjetër.
Me ndryshimet që do të bëhen në periudhën e ardhshme do të mundësohet që ky kufi të zhvendoset prej pesë në dy vjet, dhe kjo të jetë përjashtim nga rregulli, sepse LMP (Ligji për marrëdhënie pune) është ligj i përgjithshëm dhe marrëdhëniet e punës i rregullon në mënyrë të përgjithshme në Maqedoni, edhe për sektorin publik edhe për sektorin privat.
Ministri Bajrami beson se propozim-ndryshimet ligjore që do të propozohem do ti pranojë Këshilli Ekonomik-Social dhe se të gjithë të punësuarit në arsim, kopshte dhe në sektorin e kulturës do të punësohet pas përmbushjes së kufirit prej dy vjet.
Me këtë rast ai ka shtuar se obligimi për transformimin prej 5 vjet do të mbetet, por do të jepet mundësi për punësim me herët se ky afat, në rastet kur punëdhënësi do të vlerësojë se ka nevojë dhe bazë për këtë.