22 marsi i vitit 1992, është dita e parë e demokracisë në Shqipëri. 19 vjet më parë, të rinjtë dhe të rejat, studentët, intelektualët, punëtorët, fshatarët e këtij vendi, qytetarët më të shtypur të kontinentit, përmbysën me votën e lirë regjimin barbar të Enver Hoxhës, të cilin Bashkimi Demokratik Evropian në deklaratën e Parisit të vitit 1991, do ta cilësonte si Hitleri i pas Luftës në Evropë.
19 vjet më parë forcat demokratike, pluraliste dhe idealistët evropianë, do të shënonin një fitore të madhe ndaj regjimit komunist të Hitlerit të pasluftës dhe trashëgimtarëve të tij ramizistë, të cilët ripërtërinë lidhjet me komunistët ish sovjetikë dhe të vendeve të tjera lindore, thjesht e vetëm për të mbetur në pushtet.
22 marsi i vitit 1992, është dita e parë e demokracisë në Shqipëri. 19 vjet më parë, të rinjtë dhe të rejat, studentët, intelektualët, punëtorët, fshatarët e këtij vendi, qytetarët më të shtypur të kontinentit, përmbysën me votën e lirë regjimin barbar të Enver Hoxhës, të cilin Bashkimi Demokratik Evropian në deklaratën e Parisit të vitit 1991, do ta cilësonte si Hitleri i pas Luftës në Evropë.
Regjimi i Hoxhës për 45 vjet me radhë vendosi në Shqipëri monizmin më ekstrem, totalitarizmin më total që Evropa ka njohur në tërë historinë e saj, ekzekutoi me gjyqe dhe pa gjyqe, në burgje apo kampe përqendrimi, apo vrau me uri, sëmundje, mungesë ilaçesh, në kooperativa dhe ferma bujqësore, dhjetra e dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë, nga të sapolindur gjer në pleqëri të thellë. Të gjitha këto do ti bënte në barbari, do ti realizonte nëpërmjet luftës së klasave dhe hiperkolektivizimit total.
Ai i ndaloi shqiptarëve me ligj mendimin ndryshe dhe lëvizjen e lirë, iu konfiskoi dhe kolektivizoi pronat, iu imponoi ateizmin dhe i shndërroi nga qenie shoqërore në qenie skllevër shtetërorë. Vota e shqiptarëve më 22 mars 1992, hapi dyert e mbyllura të lirisë, tregut të lirë dhe integrimit euro-atlantik. Qytetarët shqiptarë bënë të mundur që në 22 mars të vitit 1992, Shqipëria të niste udhëtimin e lirisë, ndërtimin e demokracisë dhe tregut të lire, si dhe ngritja e çështjes shqiptare në një rang të ri dhe të merituar, në të gjitha kancelaritë dhe samitet e mëdha të botës.
Për të kremtuar fitoren e forcave demokratike ndaj xhelatëve të komunizmit, Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizon dje një takim me Kryeministrin Sali Berisha në Pallatin e Kongreseve.
22 marsi, triumf mbi aleancën anti-shqiptare të Ramiz Alisë
Fitorja e 22 marsit ishte historike edhe për faktin se ne, me votë shqiptarët nuk lejuan që Shqipëria të mbetej nën diktaturë, ashtu sikurse po ndodhet me vendet lindore ish komuniste si Serbia. Shqiptarët, të udhëhequr nga ideali i Shqipërisë Evropiane, nuk lejuam që Ramiz Alia të zëvendësonte pluralizmin politik që u themelua në vitin 90 me pluralizimin burokratik. Ramiz Alia dhe Sllobodan Milosheviçi ripërtërinë qindra dhe mijëra lidhje për të sunduar në të dy vendet, por ky skenar u përmbys njëherë e përgjithmonë më 22 Mars të vitit 1992 me votën plebishitare të qytetarëve shqiptarë.
Sot, shqiptarët kanë një mijë arsye të falenderojnë dhe nderojnë nismëtarët e Shqipërisë së lirë dhe pa diktatin e pasardhësve të Enverit, duke kulmuar me fitoren e jashtëzakonshme të 22 marsit 1992. Por, njëra është arsyeja e të gjitha arsyeve, sepse ajo është dita në të cilën ne fituam dinjitetin tonë, dita në të cilën ne vendosëm të jetojmë të lirë dhe ne, njerëzit më të varfër të Europës dhe ndër më të varfërit e planetit, vendosëm të ju lemë fëmijëve tanë si trashëgimi, pasurinë më të madhe të njerëzimit, lirinë për të cilën në të vërtetë ish-zgjedhësit e 22 marsit, kishin vuajtur aq shumë. Por, fitorja e 22 Marsit, Shqipërinë e sapodalë nga diktatura hoxhiste, e gjente vendin më të varfër të Europës dhe një nga tre vendet më të varfëra të botës, me të ardhura për frymë vetëm 204 dollarë, me rreth 60% të popullatës në mjerim të thellë, me ekonomi tërësisht të falimentuar, me papunësi rreth 80%, vendi ishte jashtë çdo imagjinate njerëzore.
Partia Demokratike erdhi në pushtet atëherë kur Shqipëria ishte në kushtet më të vështira ekonomike, sociale dhe politike. Ideali i qytetarëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë si një vend të lirë dhe Evropian. 22 Marsi u shndërrua në Shqipërinë e lirive dhe të drejtave njerëzore, në vendin e hapjes me shpejtësi drejt Evropës dhe botës, në Shqipërinë e reformave të thella të liberalizimit dhe privatizimit të ekonomisë, në avokaten e palëkundur të çështjes së shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë.