"Para dy viteve presidenti Barak Obama e fitoi çmimin Nobel për paqe, por tash ai e mbron paqen në botë ose në vend të saj nxit dhunë", pyeti presidenti i Bolivisë.
Presidenti i Bolivisë Evo Morales deklaroi se presidentit amerikan Barak Obamës duhet t"i merret çmimi Nobel për paqe për shkak të vendimit të tij për fillimin e aksionit ushtarak në Libi.
"Para dy viteve presidenti Barak Obama e fitoi çmimin Nobel për paqe, por tash ai e mbron paqen në botë ose në vend të saj nxit dhunë", pyeti presidenti i Bolivisë.
"Si mundet çmimi Nobel t'i jepet dikujt i cili filloi invadim, bombardim. Ajo është dhunë, sulm, agresivitet", shtoi Morales.
Obama e fitoi çmimin Nobel për paqe në dhjetor të vitit 2009, më pak se një vit të kaluar nga funksioni presidencial