E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kur është fjala për çështjet e krimeve serioze, kemi pasur raste kur një person, pa kurrfarë procesi është mbajtur në paraburgim tre vjet, ndërsa kur i është bërë gjykimi është shpallur i pafajshëm”, thotë gjykatësja Poetel.
“Veriu i egėr” i Kosovės







Artan M. Haraqia

“Liri për Acon, ai po mbahet në burg për diçka që nuk e ka bërë”, thotë një poster në veriun e Mitrovicës. Ky mbishkrim lirisht mund të vlejë edhe për plot Hasana e Hysena apo cilindo banor të qytetit të ndarë. Në Mitrovicë njerëzit mbahen në paraburgim me vite, pa u gjykuar fare.

“Ka edhe më keq”, konfirmon për gazetën “Zëri” gjykatësja gjermane e EULEX-it në veri, Christine Lindemann Poetel.

“Kur është fjala për çështjet e krimeve serioze, kemi pasur raste kur një person, pa kurrfarë procesi është mbajtur në paraburgim tre vjet, ndërsa kur i është bërë gjykimi është shpallur i pafajshëm”, thotë gjykatësja Poetel.

Mbajtja në paraburgim për me shumë se 1 vit, sipas ligjeve të Kosovës, nuk është e lejuar. Por, Mitrovica është përjashtim nga ligjet e Kosovës, të gjithat dhe jo vetëm në këtë rast.

Njëri nga avokatët e njohur kosovar, Tahir Rrecaj, vlerëson se “në vendin tonë, sipas Kodit të Procedurës Penale, asnjë person nuk mund të mbahet në paraburgim më shumë se 12 muaj deri në konfirmimin e aktakuzës, përndryshe është shkelje e ligjit”.

Gjithmonë sipas Rrecajt, nëse një personi i caktohet aktakuza, atëherë paraburgimi mund të shtyhet, por jo me vite të tëra siç ka ndodhur në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës. “Ajo që ka ndodhur atje është shkelje edhe e Konventës evropiane për të drejtat e njeriut,” vlerëson më tej avokati, Tahir Rrecaj.

Situata në këtë pjesë të vendit pothuajse konfirmon në tërësi se kjo pjesë e territorit kosovar meriton epitetin “Perëndimi i egër”. Veçse këtu është “Veriu i egër”.

Me këtë vlerësim pajtohet deri në një masë edhe gjykatësja e EULEX-it, Christine Poetel, normalisht kur është në pyetje sundimi i ligjit.

Publikuar: 23.03.2011 | 11:02
Lexuar: 519 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime