Në seancën konstituive këshilltarët komunal arritën që të verifikojnë mandatin e tyre dhe më pas me 17 vota pro, 12 kundër dhe 2 të përmbajtur zgjodhën kryesuesin e këshillit, Irfan Eminin nga radhët e BDI-së. Ndërsa propozimi i këshilltarëve të PDSH-së për kryesues të këshillit, Durim Luma mori vetëm 14 vota pro ndërkaq 17 ishin kundër
Në seancën konstituive këshilltarët komunal arritën që të verifikojnë mandatin e tyre dhe më pas me 17 vota pro, 12 kundër dhe 2 të përmbajtur zgjodhën kryesuesin e këshillit, Irfan Eminin nga radhët e BDI-së. Ndërsa propozimi i këshilltarëve të PDSH-së për kryesues të këshillit, Durim Luma mori vetëm 14 vota pro ndërkaq 17 ishin kundër
Pas disa ndërprerjeve dhe përplasjeve, Këshilli i Komunës së Tetovës arriti që në seancën konstituive të verifikojë mandatin e këshilltarëve dhe të zgjedh kryesuesin e Këshillit Komunal. Bashkimi Demokratik për Integrim ka formuar shumicën në Këshillin e Komunës së Tetovës.
11 këshilltarëve të BDIsë iu janë bashkangjitur 4 këshilltarë nga radhët e VMRODPMNEsë dhe dy këshilltarë nga Demokracia e Re, duke krijuar koalicion prej 17 këshilltarëve në këshillin prej 31 anëtarësh. Ndërkohë që në opozitë mbetet Partia demokratike shqiptare, e cila ka kryetarin e Komunës, dhe 9 këshilltarë dhe atë Lidhja SocialDemokrate me 2, Partia e Re SocialDemokrate dhe VMRO Partia Popullore me 1 këshilltar.
Seancën konstituive e udhëhoqi këshilltarja me e vjetër e përbërjes së re Drita Xheladini nga BDI. Sherri plasi që në fillim të mbledhjes, pasi nuk ishte i pranishëm kryetari i Komunës Sadi Bexheti. Grupi i këshilltarëve respektivisht shefi i protokollit bëri me dije se kryetari nuk ka marr ftesë për në mbledhje.
Mirëpo përfaqësues të administratës komunale u shprehen se ia kanë dorëzuar ftesën kryetarin. Pas këtij incidenti u kërkua pauzë që të sqarohet kjo çështje. Në vazhdimin e seancës konstituive ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti. Ai me këtë rast theksoi se mënyra se si është përgatitur mbledhja konstituive ka prapavijë. "Unë si kryetar i Komunës nuk jam konsultuar gjatë përpilimit të rendit të ditës, ndërsa askush nuk më ka ftuar që të jem prezent në seancë.
Prandaj kërkoj sqarime për këtë se a bëhet fjalë për lëshim apo ka tendenca", tha në fjalën e tij Sadi Bexheti. Ndërsa Atila Rexhepi, koordinator i grupit të këshilltarëve të BDIsë, deklaroi në këtë rast se mund të bëhet fjalë për ndonjë lëshim dhe se nuk është bërë me ndonjë qëllim të caktuar. Disa herë këshilltarët e PDSHsë kërkuan ndërprerjen e kësaj mbledhje.
"Këtë unë e kuptoj si tentativë për ndërprerje të kësaj seance. Nuk ka asnjë arsye të fortë që ne sot ta ndërpresim seancën konstituive të këshillit",u është përgjigjur koordinator i grupit të këshilltarve të BDIsë, Atila Rexhepi. Kështu pas disa ndërprerjeve dhe replikave, këshilltarët komunal arritën që të verifikojnë mandatin e tyre dhe më pas me 17 vota pro, 12 kundër dhe 2 të përmbajtur zgjodhën kryesuesin e këshillit, Irfan Eminin nga radhët e BDIsë. Ndërsa propozimi i këshilltarëve të PDSHsë për kryesues të këshillit, Durim Luma mori vetëm 14 vota pro ndërkaq 17 ishin kundër.
Ndërkaq rendi i ditës u miratua me përjashtim të pikës së gjashtë që kishte të bënte me caktimin e nënshkruesit të xhirollogarive të Komunës së Tetovës. Opozita kërkoi tërheqjen e kësaj pike. Përveç verifikimit të mandateve të anëtarëve të Këshilli të Komunës së Tetovës, u miratua edhe propozim vendimi për formimin e komisionit për çështje të mandatit, zgjedhje dhe emërime si dhe propozim vendimi për caktimin e anëtarëve të Këshillit për lidhje e kurorave. Pasi u mbyll mbledhja, këshilltarët u kujtuan se nuk e kanë dhënë betimi. Zunë vendet në sallë dhe secili në gjuhën amtare lexoi betimin.
/Monitor/