E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kjo sallë që fillon të ndërtohet sot, bashkë me sallën sportive që Qeveria e Maqedonisë e ka ndërtuar në Dibër, shumë shpejt do të hapet dhe do t'i plotësojë nevojat e qytetarëve të Dibrës për aktivitete sportive, por edhe kulturore dhe arsimore.
Nė Dibėr vendoset gur-themeli i sallės sportive




- Zëvendës-kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, sot ka marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e sallës sportive në qytetin e Dibrës.

Zëvendës-kryeministri Ademi, siç kumtoi Sektori për marrëdhënie me opinionin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, theksoi se kjo sallë do të shfrytëzohet për nevojat e banorëve të këtij qyteti.

"Kjo sallë që fillon të ndërtohet sot, bashkë me sallën sportive që Qeveria e Maqedonisë e ka ndërtuar në Dibër, shumë shpejt do të hapet dhe do t'i plotësojë nevojat e qytetarëve të Dibrës për aktivitete sportive, por edhe kulturore dhe arsimore.

Me këtë dëshmohet bashkëpunimi i mirë i Komunës së Dibrës me Qeverinë e Maqedonisë dhe zyrën e BE-së në Shkup. Me këtë mënyrë Komuna jep kontribut të drejtpërdrejtë në tërheqjen e fondeve nga BE-ja, por edhe në plotësimin e kritereve politike, pra jep kontribut të drejtpërdrejtë për integrimin e Maqedonisë në BE, sepse çdo institucion në vend duhet të jep kontributin e tij në këtë drejtim", theksoi Ademi.

Ai shtoi se kjo sallë së bashku me hapjen e studimeve të disperzuara të USHT-së në Tetovë do të ndikojë në arsimimin e të rinjëve të këtij qyteti.

Përmdryshe, salla sportive do të ketë gjithsej 1.300 ulëse, ndërsa mjetet për ndërtimin e sallës janë siguruar nga fondet e BE-së dhe një pjesë nga Komuna e Dibrës.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe ministri i ambientit jetësor Nexhati Jakupi, zëvendësministrja e arsimit dhe shkencës Lindita Qazimi, kryetari i Komunës së Dibrës, Argëtim Fida, si dhe shumë funksionarë dhe mysafirë tjerë.

Publikuar: 23.03.2011 | 19:14
Lexuar: 733 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
besnik aliu (24/03/2011 14:14:09) ju lumt shi****apo z. abdilaqim ademi ju ftoj ne fshatin pershfec ne kafe pun te mbar...kshtu vazhdoni pershendetje nga f.pershefc.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime